E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn
Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn
Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn
Qeveria jugosllave ėshtė duke mbajtur nė ruajtje serbėt dhe malazezėt nė Provincėn Autonome tė Kosovės qė t’i parandalojė ata nga marshimet protestuese nė Beograd. Dy grupe akuzojnė se shumica e shqiptarėve etnikė nė rajon ėshtė duke u pėrpjekur t’i nxjerrė forcėrisht ata nga banesat e trashėguara prej tė parėve tė tyre.

Qeveria jugosllave është duke mbajtur në ruajtje serbët dhe malazezët në Provincën Autonome të Kosovës që t’i parandalojë ata nga marshimet protestuese në Beograd. Dy grupe akuzojnë se shumica e shqiptarëve etnikë në rajon është duke u përpjekur t’i nxjerrë forcërisht ata nga banesat e trashëguara prej të parëve të tyre. Serbët dhe malazezët e Kosovës nisën të ngrinin shqetësimin gjatë një konvente të Partisë Komuniste të zhvilluar në qershor. Policia bllokoi rrugët për të parandaluar marshimet e planifikuara, që mund të rëndonin situatën.

Konventa jugosllave

Madje, edhe pa pasur marshime, tensioni etnik në Kosovë ishte një debat kryesor në konventë. Folësit thanë se Shqipëria ishte duke nxitur propagandën në Provincën Autonome me synim shkëputjen e saj nga Jugosllavia. Gjithashtu, Konventa dëgjoi për një sulm të bërë nga Bullgaria dhe Greqia rreth çështjes së vjetër të nacionalitetit maqedonas. Maqedonasit, një grup sllav me lidhje historike si me Bullgarinë dhe me Greqinë, krijuan një nga republikat përbërëse të Jugosllavisë. Më tej, me persekutimin e minoritetit turk në Bullgari dhe fyerjet në radhët e hungarezëve etnikë në Rumani, çështjet etnike që kanë shoqëruar historinë e Ballkanit kanë dalë sërish në rend të ditës.

"Ne duhet të themi sa i rrezikshëm është problemi i Kosovës për integritetin e vendit tonë", - thotë Ivan Stamboliç, Presidenti i Republikës serbe, e cila përfshin edhe Provincën Autonome të Kosovës. Popullsia e Kosovës prej 1.6 milionë banorësh përbëhet nga 78 për qind shqiptarë etnikë. "Ai është problemi kryesor më delikat që kemi pasur ndonjëherë", - thotë zoti Stamboliç në një takim me gazetarët perëndimorë në hollin e ndërtesës ku po zhvillohet konventa. "Ai është një problem i shtrirë në kohë, që nuk mund të zgjidhet për një natë".
Që në fillimet e këtij viti, qindra serbë që jetojnë në Kosovë kanë organizuar marshime në Beograd, duke protestuar për atë që ata e konsiderojnë dështim i qeverisë në mbrojtjen e tyre nga sulmet dhe kërcënimet e shqiptarëve kundër tyre dhe pronave të tyre.

Prirje të pavaforshme

Vidoje Zarkoviç, kryetar i Partisë së Presidencës Kolektive, foli në konventë rreth vazhdimit të tendencave të pafavorshme në Provincë dhe tha: "Ne nuk kemi arritur sukses në stabilizimin e marrëdhënieve të turbullta ndëretnike dhe në zhvillimin e besimit". Përmes një rezolute, konventa e akuzoi Shqipërinë për nxitje të konfliktit etnik. "Shqipëria ka vazhduar në mënyrë të hapur dhe zhurmëmadhe të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Jugosllavisë", - deklaron rezoluta. Qytetarët tanë, irredentistë dhe nacionalistë të indoktrinuar nga Shqipëria, përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe më gjerë.

Pavarësisht nga një shkrirje të pritshme e izolimit të Shqipërisë që pas vdekjes së Enver Hoxhës vitin e kaluar, udhëheqja shqiptare ka rritur armiqësinë e saj ndaj Shqipërisë.
"Shqipëria është duke intensifikuar fushatën anti-jugosllave", - thotë Dobrivoje Vidiç, anëtar i Presidencës partiake jugosllave. Në mënyrë të rreptë ajo sulmon të gjitha vlerat e shoqërisë tonë, shpreh aspirata të dukshme territoriale, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në çështjet e brendshme të popullit tonë dhe ofron mbështetje të hapur tek separatistët shqiptarë në Jugosllavi për qëllime kundërrevolucionare.


Publikuar: 29.05.2008 03:09:43
Lexuar: 106 herė
Fjalėt kyēe: Perplasja, madhe, jugosllaveve, Tiranes, Zyrtare, Kosoven,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Luma- pėrballė ushtrisė pushtuese sėrbe , nė nėntor 1912 Luma- pėrballė ushtrisė pushtuese sėrbe , nė nėntor 1912
Shkodėr 1990: Rikthimi i fesė 23 vjet pas ndalimit Shkodėr 1990: Rikthimi i fesė 23 vjet pas ndalimit
Prag operacioni, vdes nė rrethana misterioze Mit’hat Frashėri Prag operacioni, vdes nė rrethana misterioze Mit’hat Frashėri
Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė
Dita kur u murr vendimi mbi organizimin e Demonstratave tė vitit1981 Dita kur u murr vendimi mbi organizimin e Demonstratave tė vitit1981
11 kongreset e legalistėve nė emigrim 11 kongreset e legalistėve nė emigrim
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Luftėrat e Xhon MekKein Luftėrat e Xhon MekKein
Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi
Lekė Dukagjini Lekė Dukagjini
Google Yahoo MSN