Drejtuesit e dy skuadrave, asaj tė Barcelonės dhe Interit, janė takuar pėr tė diskutuar nė lidhje me transferimin e Zlatan Ibrahimovicit nė Camp Nou, nė njė mundėsi kėmbimi me Giovani Dos Santos.
Presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, ka darkuar me homologun e tij, Massimo Moratti, të martën, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e transferimit të suedezit.
Derisa Interi po pret konfirmimin e Jose Mourinhos për trajner, në anën tjetër drejtuesit e klubit vazhdojnë ti kryejnë në mënyrë të pavarur disa biznese. Nëse Mourinho vjen në Giuseppe Meazza, atëherë atij do ti bashkëngjitet Didier Drogba, ndërsa e ardhmja e Ibrahimovicit bëhet e pasigurt.
Barca nuk ka bërë ofertë zyrtare për Ibrën, pasi që sekretari teknik, Txiki Begiristain, kishte pohuar se ish-sulmuesi i Juventusit nuk mund të blihet.
Transferimi i Samuel Eto'o te Milan ose Inter, i hap rrugët Ibrahimovicit për tu bërë pjesë e sulmit të katalanasve, së bashku me transferët tjerë të mundshëm, Emmanuel Adebayor dhe Dimitar Berbatov.