Kryebashkiaku i Beogradit, ka gjasa tė mėdha tė jetė Aleksandar Vuēiq, Sekretar i Partisė Radikale tė Serbisė dhe dikur Ministėr pėr Informim nė Qeverinė e Sllobodan Millosheviqit. Blloku i partisė sė kryeministrit Vojisllav Koshtunica, socialistėt dhe radikalėt kanė nėnshkruar marrėveshjen e parė dhe kanė formuar njė koalicion pėr kryeqytetin serb. Kėto parti janė bashkuar pas shumė debatesh dhe negociatash pėr kryeqytetin. Por, ende nuk ėshtė e qartė se ēfarė do tė ndodhė me nivelin qendror.
Kryebashkiaku i Beogradit, ka gjasa të mëdha të jetë Aleksandar Vuçiq, Sekretar i Partisë Radikale të Serbisë dhe dikur Ministër për Informim në Qeverinë e Sllobodan Millosheviqit.
Blloku i partisë së kryeministrit Vojisllav Koshtunica, socialistët dhe radikalët kanë nënshkruar marrëveshjen e parë dhe kanë formuar një koalicion për kryeqytetin serb. Këto parti janë bashkuar pas shumë debatesh dhe negociatash për kryeqytetin. Por, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me nivelin qendror.
Socialistët kanë vënë shumë kushte për të dyja palët dhe tentimet e tyre për të qenë partnerë të dyfishtë ende vazhdojnë. Pak ditë më parë, ata u kanë vënë kushte radikalëve dhe bllokut popullor se Marrëveshja për Stabilizim-Asociim nuk do të duhej të shfuqizohej. Kurse tani ata kanë thënë se do të bëjnë marrëveshje edhe me demokratët nëse plotësohen kushtet e tyre. Ata kanë kërkuar që familja e Sllobodan Millosheviqit, kreut të dikurshëm të kësaj partie, të mos përndiqet më dhe po ashtu të lirohet Drejtori i dikurshëm i Radio Televizionit të Serbisë, që dikur bënte propagandën qeveritare.
Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiq ende shpreson se asgjë nuk ka mbaruar. Vetë Tadiq e ka quajtur këtë akt si një gjë antikombëtare dhe ka thënë se nuk do ti ndihmojë asgjë ndryshimeve në vend.
Por, Aleksandar Vuçiq, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit, u ka premtuar qytetarëve se nuk do të grindet me kundërshtarët e tij politikë dhe se do ti pranojë kritikat nga ta. Ai ka premtuar se Beogradi do të jetë një nga vendet më joshëse.Do të befasoheni kur ti shikoni të gjitha ato gjëra që ne do ti bëjmë. Do të befasoheni kur të shikoni se cilat banka do të akreditohen në Beograd dhe me disa jemi tashmë në kontakt. Unë ju premtoj se brenda 15 ditëve, do të befasoheni kur të shihni investitorët e huaj që do të vijnë për të folur për të ardhmen e Beogradit,- ka thënë Vuçiq.
Gjithsesi, analistët nuk i besojnë Sekretarit të Përgjithshëm të radikalëve dhe thonë se ai e ka dëshmuar të kundërtën dhe aftësitë e tij nuk arrijnë ndonjë nivel. Dejan Anastasijeviq, nga javorja Vreme dhe Time, thotë se kjo marrëveshje do të krijojë vetëm probleme politike brenda Serbisë dhe asnjë ndryshim për të mirë.Kjo sigurisht që do të ketë ndikim në bisedimet për qeveri, që Partia Demokratike ka për qëllim ti bëjë me Partinë Socialiste të Serbisë. Tani do të jetë më vështirë të arrihet kjo marrëveshje. Partia Socialiste, një pjesë të apetiteve të saj i ka ngopur, por i ka bërë dëm demokratëve.Duhet të shikohen reagimet e demokratëve dhe të shihet nëse mund të bëhet megjithatë qeveria. Beogradi është një politikë e komplikuar, edhe financiare, edhe politike, dhe kështu nuk do të ketë kapacitet, por Aleksandar Vuçiq do të krijojë vetëm probleme në këtë punë,- mendon Anastasijeviq.
Deklaratat e fundit për mundësinë e zgjedhjeve të reja janë shqetësuese, por është e keqja më e vogël pasi serbët, sipas analistëve të mediave në Beograd, nuk mund të humbin kaq shumë kohë për të gjetur qeverinë e duhur.
Autori është korrespodent nga Beogradi i radios gjermane "Deutche Welle"
Nga: Idriz Seferi