E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Tjetėr ēmim pėr Kadarenė nė Itali
Tjetėr ēmim pėr Kadarenė nė Itali
Tjetėr ēmim pėr Kadarenė nė Itali
“Vajza e Agamemnonit” i dhuron tjetėr ēmim letrar shkrimtarit Ismail Kadare. Kėtė herė nė Peskara ku ēdo verė zhvillohet njė manifestim i madh kulturor. Alberto Arbasino, Ismail Kadare e Alice Munro janė fituesit e edicionit tė 35-tė tė ēmimit ndėrkombėtar “Flaiano” pėr narracionin.

Alberto Arbasioni është fitues me romanin “Inxhinieri në blu”, Kadare me “Vajzën e Agamemnonit”, ndërsa kanadezi Munro me “Pamja nga Castle Rock”, që është edhe lamtumira e tij për letërsinë. Sipas gazetës abruceze on-line “Prima da noi”, këto tri vepra konkurrojnë sërish në një fazë tjetër për çmimin “Superflaiano” që shpallet mbrëmjen e 6 korrikut. Një çmim iu dha edhe Paolo Villaggio-s, i njohur prej publikut shqiptar për rolin e tij mitik të llogaritar Fantozzit, në kategorinë e satirës me veprën “Historia e lirisë së mendimit”.

Për italianistikën, fituesit janë rusi Michail Andreev me “Historia e letërsisë italiane: Rilindja”, Laura Benedetti me një studim mbi letërsinë italiane në shek. XX, ndërsa gjermanët Thomas Stader e Angela Barëig me një studim mbi intelektualët italianë në gjysmën e ‘900-ës. Çmimet Ndërkombëtare Flaiano, janë një seri konkursesh, aktivitetesh kinematografike, teatrore, letrare, që zhvillohen çdo vit në Peskara. Çmimi lindi për të nderuar Ennio Flaianon, shkrimtar, skenarist dhe gazetar italian i ndarë nga jeta më 1972. Ndarja e këtyre çmimeve nisi prej vitit 1974. Ka 35 vjet që Peskara mbledh çdo verë emrat më në zë të letërsisë dhe kinematografisë. Duke qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe mondane të qytetit, çmimet ndahen në teatrin “D’Annunzio”.



Publikuar: 29.05.2008 05:03:29
Lexuar: 83 herė
Fjalėt kyēe: Ēmim, Kadarenė, Itali,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
"Koha e Kometes" e fillon me Shkodren
Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn
Shėmtia e qytetit sipas Brechtit Shėmtia e qytetit sipas Brechtit
Paolo Coelho Paolo Coelho
Teatėr arbėresh Teatėr arbėresh
Saimir Pirgu, mbreti i Kretės Saimir Pirgu, mbreti i Kretės
Kritikėt e nacional-socializmit Kritikėt e nacional-socializmit
Sezon gjysmak Sezon gjysmak
Historia e vėrtetė nė vendin e shqiponjave Historia e vėrtetė nė vendin e shqiponjave
Jeta qė tė pret Jeta qė tė pret
Google Yahoo MSN