E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Politikanė vampirė!
Politikanė vampirė!
Politikanė vampirė!
"Vdekja e njė njeriu tė pakėson" parashtrohet nga Xhon Dani tek deklarata e disa ditėve mė parė e Partisė Demokratike, por nuk sqarohet, nė rastin e 26 viktimave tė Gėrdecit, se kush u pakėsua nga PD.As nuk sqarohet nėse mijėra tė vdekurit e holokaustit albanez tė 1997-ės pakėsuan ndopak dėshirėn pėr pushtet tė kryetarit tė PD-sė.

"Vdekja e një njeriu të pakëson" parashtrohet nga Xhon Dani tek deklarata e disa ditëve më parë e Partisë Demokratike, por nuk sqarohet, në rastin e 26 viktimave të Gërdecit, se kush u pakësua nga PD.

As nuk sqarohet nëse mijëra të vdekurit e holokaustit albanez të 1997-ës pakësuan ndopak dëshirën për pushtet të kryetarit të PD-së, i cili në vepër e konstatoi se gjatë pushtetit do shikosh edhe shumë vdekje. Pra, vdekja e shqiptarëve, për disa politikanë, nuk është një realitet i hidhur, është një çështje filozofike e shekullit të 17. Deputeti demokrat i cili e mendoi këtë thënie, logjikisht, do ta ketë gjetur tek hyrja e romanit të Ernest Heminguejit "Për kë bien kambanat" në rininë e vet - kur ëndërronte t’i ngjante Petro Markos, Mehmet Shehut dhe atyre komunistëve të tjerë që luftuan në Spanjë dhe që sot deputeti demokrat i poshtëron kaq shumë - se nuk ka mundësi të ketë kontrolluar kaq gjatë veprat e Xhon Danit, për të ndaluar vetëm tek kjo thënie.

Megjithëse populli shqiptar po pret akoma vendosjen e shtetit shqiptar dhe të gjithave partive të asaj kohe përballë "turpit më të madh kombëtar", (siç do e quante Ismail Kadareja fenomenin e 1997-ës) PD-ja na nxori deklaratë për humbjen tragjike të Entela Hyskos, që pati fatin e zi të ndodhet në makinën e Dritan Hoxhës në të gdhirën e 23 Majit, kurse për deklaratën tjetër, kryetari i PD-ës i thotë popullit "mos më pyesni mua, unë nuk isha, aty ishin fantazmat komuniste dhe sigurisht armiqtë e huaj" (lexo: Edit Harxhi dhe Mal Berisha "Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare").

Se sa shumë iu dhimbs qeverisë kjo filiz e këputur në mënyrë kaq tragjike u duk edhe tek vizita e z.Ylli Pango tek familja e Entelës. Në momentin më tragjik dhe më të papërshkrueshëm për këtë familje, Ylli Pango shkon atje jo si miku, jo si komshiu, jo si vëllai, por si Ministri i Kulturës së Shqipërisë dhe si përfaqësues i këtij dikasteri dhe simbol kulture, ky njeri i paftuar ngushëllon familjen fatzezë, duke deklaruar se "vdekja e Entelës ishte një humbje e madhe edhe për artin", dhe ngase nuk ndjehet mirë me deklaratën e vet, plotëson "pasi u prenë përmes ëndrrat e saj për artin". Të njëjtën detyrim për të ngushëlluar të gjorët prindër e ndjeu edhe zv.ministrja Marjeta Zaçe, jo se ishte motra, mikesha apo e njohura e Entelës, por sepse luante rolin e lapanjosit politikan, që akoma edhe në vdekje nuk tregon njëçikë respekt e seriozitet, akoma edhe vdekja kthehet në bonusin e tij politik. Ministrat ikën me porosinë e Doktorit të përfunduar dhe harruan të hedhin ndonjë premtim për familjet e tjera se qeveria do bëjë diçka, që të ulen aksidentet. Kostumet e zeza të vdekjes i palosën në sirtar, për funeralin e ardhshëm të ndonjë Shqiptari.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kujtojmë akoma edhe një herë Tanin e Topit. Sa ishte i gjallë, na tregoi se ç’lapanjosë politikanë kishim, por vdekja e tij dhe e Entelës ishin Apokalipsi i politikës shqiptare. Vdekja e Tanit dhe e Entelës na tregoi se mbrapa lapanjosit politikan, fshihet diçka akoma më rrëqethëse, fshihet vampiri. Gjakpirja dhe varrimi i çdo Shqiptari, është eksitimi më i madh i këtij soji. Kur të jesh gjallë, do të pinë gjakun, kur të vdesësh, do të përgatisin një skenë të bukur funerale. Mbrapa fytyrës së tij serioze dhe besimit se vetë është i pavdekshëm, politikani shqiptar pëshpërit: "Ta futa!".

Meqenëse vampiri politikan e shikon vdekjen e Shqiptarëve si çështje filozofike atëherë po ia plotësojmë thënien e Xhon Danit, që deklarata e PD-ës e la përgjysmë: "Vdekja e çdo njeriu më pakëson, sepse edhe unë jam pjesë e njerëzimit, ndaj mos pyet kurrë se për kë po bie kambana, ajo po bie për ty".


Publikuar: 30.05.2008 00:55:17
Lexuar: 76 herė
Fjalėt kyēe: Vdekja, pakeson, sqarohet, mijera, vdekurit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Halucinantėt e pushtetit… Halucinantėt e pushtetit…
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Tė votosh nė shtetrrethim.. Tė votosh nė shtetrrethim..
Ndryshimet postmoderne nė shoqėrinė shqiptare Ndryshimet postmoderne nė shoqėrinė shqiptare
Dhuna nė heshtje vret sėrish Dhuna nė heshtje vret sėrish
"Problemet nė kėtė vend, nuk zgjidhen me arrogancė"
Tė rritur nė mesin e “Politikanėve” Tė rritur nė mesin e “Politikanėve”
Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm? Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm?
Nisma e Serbisė fushatė pėr ta penguar zhvillimin e shtetit tė Kosovės Nisma e Serbisė fushatė pėr ta penguar zhvillimin e shtetit tė Kosovės
Po shembet Shqipnia! Po shembet Shqipnia!
Google Yahoo MSN