E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Dilema demokracie
Dilema demokracie
Dilema demokracie
Qė prej 18 vjetėsh u mėsuam tė dėgjojmė se po jetojmė nė njė epokė tranzicioni. Mė ngjan se jemi akomoduar me kėtė fjalė dhe na duket krejt familjare. Dikush thotė qė u zgjat shumė kjo periudhė, dikush tjetėr se jemi pranė fundit tė saj e ca tė tretė qė tranzicioni do tė zgjasė 100 vjet!…Para se tė gjejmė njė "konsensus" pėr kėto pikėpamje kundėrthėnėse, harrojmė tė pyesim.

Që prej 18 vjetësh u mësuam të dëgjojmë se po jetojmë në një epokë tranzicioni. Më ngjan se jemi akomoduar me këtë fjalë dhe na duket krejt familjare. Dikush thotë që u zgjat shumë kjo periudhë, dikush tjetër se jemi pranë fundit të saj e ca të tretë që tranzicioni do të zgjasë 100 vjet!…Para se të gjejmë një "konsensus" për këto pikëpamje kundërthënëse, harrojmë të pyesim: Konkretisht, çfarë vjen pas saj? Me një fjalë, a ka një datë kalendarike, një vit, një muaj, një ditë, kur ne me plot gojën të themi: Deri dje ishte tranzicion, sot e tutje, për shembull, nga 1 qershori 2008 kemi kaluar në jo-tranzicion, domethënë në një vend normal, perëndimor, kapitalist.

Tingëllon disi qesharake. Nuk e di se pse por më ngjan pak e afërt kjo puna e tranzicionit tonë të tanishëm, me atë të socializmit, si etapë përgatitëse për rendin komunist që do të vinte pas, por që askush nuk e dinte saktë se si do të ishte. Më e pakta që mendonin shqiptarët e varfër të asaj kohe ishte ideja që në komunizëm nuk do të ketë më tollona!!!…

Ndofta kemi ardhur në një pikë të këtij "tranzicioni" që mund të na lejojë të gjykojmë se ky term nuk duhet përdorur më. Është tejet i konsumuar. Madje më duket si alibi ndaj shumë paudhësive që vazhdojnë të bëhen ende sot e që pjesërisht, justifikohen nga disa shqiptarë "kompetentë" të disiplinave ekonomike e sociologjike si gabime të "rritjes" apo të "zhvillimit". Nëse 22 nga 27 parlamente të BE-së kanë miratuar marrëveshjet tona të Asociim-Stabilizimit, nëse këtë verë jemi gati të kërkojmë zyrtarisht kandidimin tonë në BE apo nëse presim që pranverën e ardhshme të bëhemi anëtarë të NATO-s, atëherë ne duhet ta konsiderojmë veten një vend normal kapitalist. Por në qoftë se në realitet nuk jemi të tillë, kjo ka një faturë që duhet ta paguajnë ata individë të veçantë që kërkojnë të shmangin vendin nga normaliteti e jo i gjithë ky popull, që për inerci vazhdon tolerimin për devijimet tashmë të pajustifikuara të kujtdoqoftë.

Një nga dilemat, nga ato që po lodhin shqiptarët prej shumë vitesh, ka qenë edhe përzgjedhja e vështirë ndërmjet disa opsionesh që pat ofruar reforma zgjedhore. Varianti i ri, i miratuar kryesisht nga PS dhe PD, për kundërshtimin e të cilit ka lindur edhe një nismë mbarëminipartiake për ta kaluar në referendum popullor, është një opsion si të gjithë të tjerët, që ka avantazhet dhe mangësitë e veta. Në përgjithësi, kritikuesit e tij nënvizojnë vetëm të metat, por aspak përparësitë që mund të ketë ai në kushtet e Shqipërisë.

Është e vërtetë që ky variant sjell një bipolarizëm juridik të afishuar qartë. Mirëpo mund të bëhet pyetja: A kemi sot në Shqipëri një bipolarizëm real? Të gjithë e dinë se ylberi parlamentar i sotëm është një krijesë artificiale e hapësirave të shumta ligjore të legjislacionit tonë zgjedhor. Në rend të parë, i ashtuquajturi "Dushk". Pra, ne kemi vetëm iluzionin se populli ynë është i parcializuar në 70 e ca parti. Në të vërtetë shqiptarët, me gjithë rezervat, qejfmbetjet, ndrojtjet, kritikat, pakënaqësitë e vogla ose të mëdha, janë politikisht, kryesisht, të ndarë në dy grupe që drejtohen nga PS e PD. Na pëlqen ose s’na pëlqen ky fakt, kjo nuk ndryshon asgjë në realitetin e punëve në terren.

Pohimi se "kundërshtimi i fuqishëm i shqiptarëve ndaj sundimit alternativ të dy partive të mëdha shprehet me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje" ka një të metë të thjeshtë logjike, që çuditërisht anashkalohet në statistikat. Ne jemi 4 milionë shqiptarë në Regjistrat e Gjendjes Civile. Nga ata 3 milionë jetojnë në Shqipëri dhe 1 milionë nëpër botë, që nga Australia e deri në SHBA e Kanada. Një numër krejt i papërfillshëm nga ata që kanë emigruar në vendet e huaja, kanë bërë çregjistrimin nga zyrat e Gjendjes Civile të vendit amë. Pra, konkretisht, 25 për qind të zgjedhësve të regjistruar janë në pamundësi reale për të votuar. Kjo do të thotë që pjesëmarrja në votime e shqiptarëve duhet shumëzuar me 4/3, që të nxjerrim përqindjen reale të angazhimit politik të tyre. Pra, pjesëmarrja në zgjedhje është gjithmonë më e lartë sesa referohet.

Kritika ndaj listave të mbyllura në favor të atyre të hapura, në pamjen e parë, ngjan e drejtë. Mirëpo mjafton të marrim një aspekt, jo pa rëndësi, të zhvillimit e të emancipimit tonë politik: angazhimin e femrës në jetën politike, e posaçërisht, në atë parlamentare. Nëse duam që të paktën 30 për qind e deputetëve të jenë femra, a mund të presim që elektorati ynë, ende maskilist, t’i votojë ato në lista të hapura?

Një arsye tjetër për t’u bindur që bipolarizmi nuk është gogol që vret demokracinë, është edhe analiza ekonomike e problemit. Partitë serioze duhet të kenë edhe një infrastrukturë të mirëfilltë me seli jo vetëm në çdo qytet, por edhe në çdo lagje, për qendrat e mëdha, me specialistë të angazhuar në sferat më të ndryshme të ekonomisë e të legjislacionit, të politikave sociale dhe të atyre arsimore e kulturore, të politikës së jashtme dhe të asaj të mbrojtjes. Ato duhet të kenë edhe organizata rinore apo klube me lektorë të përgatitur që të rekomandojnë opsionet e tyre të zhvillimit të vendit. Të gjitha këto nuk mund t’i bëjnë dhjetëra parti e partiçka që zhurmojnë për të drejtat e tyre të kërcënuara. Pra, edhe thjesht nga këndvështrimi praktik i problemit, alternativat e dy partive të mëdha mund të mjaftojnë plotësisht për realizimin e një demokracie funksionale në Shqipëri.

Edhe frika që ky ligj mund të fuqizojë me të tepërt kompetencat e dy shefave të mëdhenj të partive përkatëse është pak e ekzagjeruar. Tashmë hapësirat për sundim absolut të numrave 1 të atyre partive, qoftë nga zhvillimi i brendshëm i vendit, qoftë nga presioni i jashtëm, nuk janë më ato të 18 viteve më parë. Ajo ku duhet këmbëngulur është demokratizimi i mëtejshëm i dy formacioneve politike bazë në Shqipëri. Ky është ndryshimi themelor ndërmjet bipolarizimit, të themi, amerikan dhe atij shqiptar. Mjafton ta ilustrojmë me një shembull.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe e një përqindjeje gjithashtu shumë të madhe të votuesve amerikanë, as që e dinë se ç’përfaqësojnë dy emrat që pasojnë: Majk Dunkan dhe Houard Din. E pra, ata janë përkatësisht kryetarët e Partisë Republikane dhe të asaj Demokrate në SHBA. Ndërkohë që kryetarët përgjegjës të dy partive tona të mëdha janë aq shumë të njohur në Shqipëri saqë shpesh partitë përkatëse identifikohen me emrat e tyre. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Minipartitë tona, në këtë mënyrë, mund të gjejnë vendin e tyre si fraksione demokratike në gjirin e secilit prej përbërësve të binomit të madh politik shqiptar dhe, si rrjedhojë, askush nuk do të mendonte më se Shqipëria është krijesa më origjinale e Europës, një shqiponjë autoritare dykrerëshe, që "ha çdo zog të vogël që merr guximin të cicërojë melodinë e vet origjinale".


Publikuar: 30.05.2008 01:11:24
Lexuar: 56 herė
Fjalėt kyēe: Mesuam, degjojme, jetojme, tranzicioni, konsensus,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan
Debutimi i Bashkimit Europian Debutimi i Bashkimit Europian
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Partitė politike shqiptare dhe selektimi i kandidatėve Partitė politike shqiptare dhe selektimi i kandidatėve
Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni
EULEX-i dhe e ardhmja e Kosovės EULEX-i dhe e ardhmja e Kosovės
Marrėdhėniet politike Shqiptaro-Greke, parė ne dimensionin mik-armik Marrėdhėniet politike Shqiptaro-Greke, parė ne dimensionin mik-armik
Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani
Lot dhe djersė Lot dhe djersė
Buxhet ligjėrisht i pamotivuar Buxhet ligjėrisht i pamotivuar
Google Yahoo MSN