E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Teknologji > Ipko: Shfrytėzim dhe dėrgesa rekorde te mesazheve MMS
Ipko: Shfrytėzim dhe dėrgesa rekorde te mesazheve MMS
Ipko: Shfrytėzim dhe dėrgesa rekorde te mesazheve MMS
Mė shumė se dy milionė mesazhe multimediale (MMS) janė dėrguar brenda njė muaj nga konsumatorė e IPKO, duke dėshmuar kėshtu popullaritetin e kėtij shėrbimi si dhe afinitetit e kosovarėve pėr tė shfrytėzuar mundėsitė bashkėkohore qė ofron telefonia mobile.

Shërbimi i MMS i ofruar nga IPKO, përmes të cilit mundësohet dërgimi i mesazheve që përmbajnë jo vetëm tekst por edhe foto, xhirime si dhe muzikë, sipas një komunikate për media të dërguar nga ky operator, shënoi një rekord në përdorim që deri me tani ka qenë i panjohur për tregun kosovarë të telefonisë mobile.

Gjate fazës testuese të shërbimit të MMS, që zgjati rreth gjashtë muaj, më shumë se 100 mijë konsumatorë, kanë konfiguruar dhe përdorur ketë shërbim të vlerës së shtuar- sërish numër ky rekord i përdoruesve për tregun vendor të deritashëm.

Gjatë fazës testuese, sipas kësaj kompanie, është vërtetuar se shërbimi nuk ka pasur probleme të theksuara teknike dhe se edhe ato që janë paraqitur është arritur të rregullohen dhe tashmë ky shërbim funksion pa asnjë problem teknik.

Gjatë fazës testuese shërbimi ka qenë pa pagesë për të gjithë konsumatorët, me qëllim që ata të mos ngarkohen financiarisht derisa kjo teknologji të jetë duke u testuar, si dhe për të ju ofruar konsumatorëve që të njohin shërbimin e ofruar, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të monitorimit teknik të shërbimit MMS, nga data 1 qershor ky shërbim do të komercializohet.

Duke pasur parasysh përdorimin e madh të këtij shërbimi nga konsumatorët tanë, IPKO ka vendosur që çmimi për dërgimin e një MMS brenda Kosovës të jetë dyfish më i ulët se ofertat tjera në treg, duke kushtuar vetëm 10 cent. Gjithashtu, konsumatorëve do të ju mundësohet që mesazhet multimediale t’i dërgojnë edhe ne e-mail të miqve të tyre, përveç ne telefonat mobil.

IPKO, gjithashtu është duke dizajnuar platformën që mundëson shikimin e MMS-ve në internet nga personat që kanë pranuar MMS brenda dhe jashtë vendit, por që këtë shërbim nuk e kanë të konfiguruar në telefonin e tyre mobil.

Për të gjitha informatat tjera të rëndësishme rreth shërbimit të MMS, konsumatorët mund te vizitojnë ueb faqen e korporatës, www.ipko.com apo të thërrasin ne Qendrën e Thirrjes së IPKO në numrin 049-700 700 dhe 038- 700 000.



Publikuar: 30.05.2008 02:03:39
Lexuar: 94 herė
Fjalėt kyēe: Ipko, shfrytėzim, dėrgesa, rekorde, mesazheve,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Shiten 1 milion 3G iPhone Shiten 1 milion 3G iPhone
Ballmer: Windows Cloud vjen sė shpejti Ballmer: Windows Cloud vjen sė shpejti
Shpallen 100 aplikacionet mė tė mira Web 2.0 Shpallen 100 aplikacionet mė tė mira Web 2.0
Kamerė digjitale pėr gjeneratėn YouTube Kamerė digjitale pėr gjeneratėn YouTube
Sa me te socializuar me koleget, aq me produktive ne pune Sa me te socializuar me koleget, aq me produktive ne pune
Laptop i vogėl pėr tė vegjlit Laptop i vogėl pėr tė vegjlit
Games for Windows Live prej tani pa pagesė Games for Windows Live prej tani pa pagesė
Ferrari lanson modelin e ri - California Ferrari lanson modelin e ri - California
Microsoft futet nė Hyundai e Kia Microsoft futet nė Hyundai e Kia
Philips ka pėrgatitur dy celularė tė rinj Philips ka pėrgatitur dy celularė tė rinj
Google Yahoo MSN