Boston Celtics ka shėnuar fitore prej 106-102 ndaj Detroit Pistons nė ndeshjen e pestė tė finales sė Konferencės Lindore, duke iu afruar nė vetėm njė ndeshje finales sė madhe tė NBA-sė, nė tė cilėn nuk ka arritur qė nga viti 1986.
Kevin Garnett arriti 33 pikë dhe shtatë kërcime ndërsa bashkëlojtari i tij Ray Allen, e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, duke i dhënë Bostonit avantazhin prej 3-2, në ndeshjet e play-offit.
Chauncey Billups kryesoi tek Detroit Pistons me 26 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa, Richard Hamilton shënoi 25 pikë dhe Rasheed Wallace 18 pikë.
Nëse shënon fitore në Detroit gjatë të premtes, Bostoni do të mund ta fitojë titullin e Konferencës Lindore, dhe të luftojë për titullin e kampionit të NBA-së me fituesin e finales së Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers apo San Antonio Spurs, nga të cilët Los Angeles kryeson me 3 fitore, kundrejt 1 humbjeje.