Sipas Tuttosport, trajneri i ardhshėm i Interit, Jose Mourinho, i ka thėnė presidentit tė klubit Massimo Moratti ta shesė sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, pasi qė ai nuk e konsideron atė si pjesė tė planeve tė tij.
Mourinho pritet që gjatë javës së ardhshme të caktohet si trajner i kampionit të Italisë, pas shkarkimit të Roberto Mancinit, dhe tashmë ka filluar përgatitjet për afatin kalimtar veror.
Ka pasur shumë spekulime se Ibrahimoviq mund të kalojë tek Barcelona, përfshirë edhe deklaratat e fundit të agjentit të sulmuesit. Ndërsa sot, edhe Tuttosport ka shkruar se Mourinho i ka thënë presidentit Moratti se Ibrahimoviq nuk është pjesë e planeve të tij për klubin dhe dëshiron që të shitet menjëherë.
Portugezi thuhet se është në pajtim me ata që mendojnë se Ibrahimoviq dështon kur është fjala për ndeshjet e mëdha, pjesërisht në Ligën e Kampionëve, një garë për të cilën Mourinho vjen për ta fituar në Inter.