Ēmimi i naftės sot ra nė afėr 126 dollarė pėr fuēi, gjė tė cilėn analistėt e sqarojnė me kėrkesėn e zvogėluar, por edhe me rritjen e vlerės sė dollarit.
Nafta e lehtë amerikane sot shitet për katër dollarë më lirë dhe në bursat në Nju-Jork arriti çmimin 126,62 dollarë për fuçi, përderisa Brenti londinez arriti çmimin prej 126,89 dollarëve për fuçi.
Çmimi i naftës në tregtimin elektronik sot në mëngjes ra në 125,17 dollarë për fuçi.
Një fuçi naftë javën e kaluar shitej për 135 dollarë rekordë, gjë që shkaktoi protesta masive të transportuesve në shumë vende.
Kërkesa e naftës në mars në SHBA ra në nivelin e ultë rekord në krahasim me pesë vitet e shkuara, ndërsa trendi i tillë është vërejtur edhe në Britani të Madhe.