E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’ kėtė vit me karakter ndėrkombėtar
Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’ kėtė vit me karakter ndėrkombėtar
Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’ kėtė vit me karakter ndėrkombėtar
Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’, qė kėtė vit mbahet pranė KEJ-it, pėrgjatė lumit Lumėbardhi nė Prizren, do tė jetė vendi i atraksioneve kulturore pėr 7 ditė radhazi (prej 30 maj deri mė 6 qershor).



Siç kanë njoftuar organizatorët e këtij evenimenti kulturor, piktorët do t’i punojnë punimet e tyre në prezencë të artdashësve dhe qytetarëve të tjerë kureshtarë. Materiale pune, ngjyra vaji, pëlhurë, brusha e tjera do të sigurohen nga organizatori, derisa temat e punimeve do të jenë të lira, varësisht nga idetë dhe kreativitetiti i pjesëmarrësve në koloni.

Për të gjithë pjesëmarrësit në koloninë e artistëve, të cilët vijnë nga qytetet tjera të Kosovës, sipas organizatorit, është siguruar akomodimi në disa nga hotelet në qendër të Prizrenit. Për pjesëmarrësit po ashtu është siguruar edhe ushqimi, ndërsa janë paraparë edhe kokteje rasti, muzikë e argëtim, deri në orët e vona të ditës.

Si organizatë e shoqërisë civile, Ura e Artit tenton që përmes aktiviteteve të saja t’i plotësojë boshllëqet në sektorin e kulturës kosovare. Ura e Artit mbledhë rreth saj një grup entuziastësh dhe artdashësish, të cilën e drejton një bord drejtorësh me emra eminent të jetës kulturore, politike dhe të shoqërisë civile.

Ndër aktivitetet shtyllë të organizatës është “Kolonia e Artistëve” e cila këtë vit organizohet për herë të dytë. Nga karakteri kosovar që kishte ky aktivitet vitin e kaluar, këtë vit Kolonia e Artistëve ka marrë karakter ndërkombëtar dhe si e tillë ka kërkuar edhe përkushtim më të madh të të gjithëve të cilët duan që arti t’i kthehet kulturës kosovare në masë të cilën shoqërinë kosovare e bënë pjesë të popujve të civilizuar evropian.



Publikuar: 01.06.2008 23:53:05
Lexuar: 78 herė
Fjalėt kyēe: Kolonia, artistėve, ura, artit, karakter, ndėrkombėtar,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Paolo Coelho Paolo Coelho
Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
U hap panairi i librit U hap panairi i librit "Prishtina 2008"
Giffoni arrin nė Vlorė Giffoni arrin nė Vlorė
Gaultier: “Unė dhe Preljocaj, njė histori dashurie” Gaultier: “Unė dhe Preljocaj, njė histori dashurie”
Nė Augsburg ėshtė hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi Nė Augsburg ėshtė hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi
TIFF hapet me Dardenne brothers TIFF hapet me Dardenne brothers
Piktori Ali Oseku kthehet me ekspoziten Piktori Ali Oseku kthehet me ekspoziten "Ritem i pandalshem"
Nė Maqedoni shėnohet 95 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės Nė Maqedoni shėnohet 95 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės
Armando Likaj:S'i besoj ata qė dalin kundėr dashurisė Armando Likaj:S'i besoj ata qė dalin kundėr dashurisė
Google Yahoo MSN