E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Jepuni shans klounėve
Jepuni shans klounėve
Jepuni shans klounėve
Bepo Grilo (Beppo Grillo) ėshtė njė nga komikėt mė tė famshėm tė Italisė. Gjithashtu ėshtė njė nga komentatorėt politikė mė me ndikim tė Italisė. Blogu i tij tėrheq 160.000 vizitorė nė ditė, dhe nėse ai do tė kandidonte pėr kryeministėr (nuk ka mundėsi pėr shkak tė njė ēėshtjeje penale), mė shumė se gjysma e votuesve tė Italisė, sipas njė sondazhi tė vitit tė kaluar, do tė votonin pėr tė.

Bepo Grilo (Beppo Grillo) është një nga komikët më të famshëm të Italisë. Gjithashtu është një nga komentatorët politikë më me ndikim të Italisë. Blogu i tij tërheq 160.000 vizitorë në ditë, dhe nëse ai do të kandidonte për kryeministër (nuk ka mundësi për shkak të një çështjeje penale), më shumë se gjysma e votuesve të Italisë, sipas një sondazhi të vitit të kaluar, do të votonin për të.

Grilo shënjon dhe një tjetër dukuri moderne: rolin e rëndësishëm të komedianëve në politikën bashkëkohore. Vetëm disa vjet më parë, i vetmi burim, nga i cili merrnin informacion politik shumica e meksikanëve, ishte programi televiziv “Pyetjet-rrufe të mëngjesit”, që transmetohej nga ora 6 deri në 10 paradite. Prezantuesi, intervistuesi dhe komentatori kryesor ishte Viktor Truhiljo (Victor Trujillo), që njihej më shumë si Brozo Klouni, i stolisur më paruke të gjelbër dhe hundë gome të kuqe. Pikërisht Brozo Klouni denoncoi një skandal të rëndësishëm korrupsioni në personelin e ish-kryebashkiakut të Meksikos.

Meqenëse komentatorët seriozë të akredituar në TV zakonisht bëjnë pyetje bajate në debatet presidenciale në SHBA, kandidatët e dinë së është vërtet më e rëndësishme të korrësh të qeshura në spektaklet e komedive të Dejvid Letermenit (David Letterman) ose të Xhej Lenos (Jay Leno). Dhe, gjatë disa viteve, liberalët amerikanë i drejtohen për ndihmë Xhon Stjuardit (Jon Stewart), një tjetër aktor i talentuar komik, për të shprehur komente kritike politike.

Sigurisht, zbavitja komike në politikë nuk është vetëm një dukuri moderne. Neroni ishte një vrasës, që e kuptonte se i duhej të argëtonte masat për të siguruar mbështetje popullore. Ndërkaq ka një traditë të gjatë të lolos së oborrit, që i lejohej të kritikonte despotin, duke i maskuar me shaka thumbat e tij. Banketi i vjetor i Dajner Kllab në “Gridajron” (Gridiron Club Dinner) në Uashington, ku presidenti satirizohet nga shtypi, është relikt i kësaj tradite.

Në SHBA, veçanërisht, vija kufitare mes shoubizit,biznesit të spektakleve dhe politikës (ose fesë) gjithmonë ka qenë e vagëlluar. Bien në sy ngjashmëritë mes shou-varieteve, takimeve të evangjelistëve dhe kongreseve të partive.

Evropianët i shohin me përçmim dëfrimet politike amerikane, si të ishin diçka tejet vulgare. Në të vërtetë, demokracia kërkon njëfarë talenti shoumeni dhe shkëlqimi; politikanëve u duhet të bëjnë për vete votuesit dhe jo atë elitë, që mund t’ia lejojë vetes të injorojë popullin e thjeshtë. Autokratët kanë privilegjin të jenë kryekëput të mërzitshëm, duke ecur me orë të tëra drejt kurorëzimit, pa i kushtuar vëmendje dëfrimit të publikut. Vetëm sunduesit komunistë mund të detyrojnë miliona njerëz të blejnë veprat e tyre të plota mbushur me ide të drunjta e shkruar me prozë të fryrë.

Problemi me shumë politikanë të vendeve demokratike sot është se ata u bënë gati po aq të mërzitshëm, sa dhe autokratët e vjetër komunistë. Shumica e tyre, veçanërisht në Evropë, janë politikanë me profesion, që nuk kanë përvojë, përveç asaj në organizma makinash partiake. Ikën, në pjesën më të madhe, hokatarët shpuzë dhe idealistët e përkushtuar, të cilët gjallëronin skenën politike parlamentare. Ashtu si burokratët, politikanët me profesion mësuan të mos thonë asgjë interesante në publik. Ata rrethohen nga këshilltarë komunikimi, të gjithë me dëshmi profesionale, mjeshtra frazash të shkurtra televizive.

Në epokën tonë ku gazetaria cilësore po vdes, spektaklet zbavitëse televizive, të drejtuara nga shoumenë të stërpaguar – të cilët asnjëherë s’thonë një mendim të vetin origjinal dhe asnjëherë s’do të pritet kjo gjë nga një politikan – janë i vetmi vend, ku politikanët me profesion ndihen mjaft të sigurt në “ballafaqimin” me publikun. Si rrjedhojë, publiku kthehet në anën tjetër. Që nga vitet 1930, neveria popullore ndaj politikanëve në Evropë, SHBA, por dhe në Japoni, s’ka arritur një nivel kaq të lartë. Kjo është e rrezikshme, sepse ndjeshmëri të tilla mund të çojnë në neveri ndaj demokracisë liberale në vetvete.

Domethënë, a do t’u përkasë e ardhmja klounëve, blogosferave anarkike, antipolitikanëve dhe shoumenëve populistë, që zbavisin masat me shaka, fyerje dhe fjalë pa takt në kanalet TV, në disa prej të cilave sot janë pronarë? Nëse suksesi i një ylli TV-je me hundë klouni është revansh ndaj prezantuesit të mërzitshëm dhe servil, suksesi politik në vitet e fundit i artistëve të varieteve, demagogëve dhe figurave publike, që mungesën e taktit të tyre e paraqesin si virtyt, është shpullë ndaj klasës politike profesionale, së cilës ata i tregojnë hapur përçmimin e vet.

Rizgjedhja kohët e fundit e shoumenit të madh Silvio Berluskoni e ilustron më së miri këtë. Pavarësisht se asnjë nga kandidatët që synojnë presidencën e SHBA-së nuk mund të matet dot me të për të bërë komedi, nuk mund të mos vëresh prirje të ngjashme. Xhon Mek-Kejni (John McCain) arriti t’i mposhtë rivalët e tij më konvencionalë republikanë, pasi dukej krejt i ndryshëm nga ata: kokë më vete, i cili thotë atë që don ta thotë në të vërtetë, djalosh i sertë, e cili e di se për çfarë flet.

Barak (Barack) Obama, të paktën, kur filloi fushatën e tij, kishte karizmën e veprimtarit religjioz, duke iu drejtuar publikut me shkëlqimin e një evangjelisti të madh. Ja pse ai arriti të lejë pas Hillari Klintonin (Hillary Clinton), operatoren e përsosur të makinës partiake.

Në një farë mënyre, kandidatura e Obamës ilustron problemet, me të cilat ballafaqohen demokracitë sot. Njerëzit nuk u besojnë profesionalëve. Por zgjedhja e një klouni, nuk është zgjidhja e problemeve. Për fat të mirë, Obama kombinon shkëlqyeshëm talentet e shoumenit dhe njeriut serioz, gjë që mund të injektojë një jetë të re në sistemin demokratik.

Gjithsesi ai ka manovruar brenda një dileme të veçantë. I sulmuar nga kampi i Hillarit për cektësi, ngutje dhe vulgaritet, ai zbuti retorikën e tij ripërtëritëse dhe mori një pamje më të përmbajtur, më të kujdesshme, më profesionale. Por, duke vepruar kështu, humbi një pjesë të popullaritetit dhe filloi të akuzohej se po anonte nga elitizmi. Është shembulli ku një shoubiz paksa më vulgar mund të jetë saktësisht ajo që kërkon demokracia.


Publikuar: 02.06.2008 01:25:05
Lexuar: 54 herė
Fjalėt kyēe: Bepo, Grilo, komiket, komentatoret, politik,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Kosovė, pėrpara Kosovė, pėrpara
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike
Kriza e drithėrave dhe Energjia Kriza e drithėrave dhe Energjia
Minatorė & politikanė Minatorė & politikanė
Divorci, Divorci, "revolucioni" i fundit indian
Bllof me kuotimin e grave Bllof me kuotimin e grave
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti
Google Yahoo MSN