E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Energjia bėrthamore, ėndėrr e largėt
Energjia bėrthamore, ėndėrr e largėt
Energjia bėrthamore, ėndėrr e largėt
A ėshtė e nevojshme apo jo energjia bėrthamore, ėshtė njėra anė e medaljes sė zhurmės sė madhe mbi “qėllimet” e qeverisė sė djathtė italiane tė sotme. A ėshtė e mundur, ėshtė ana tjetėr. Sipas njė profesori tė respektuar tė Universitetit “La Sapienza” tė Romės, deklaratat e bujshme, tani pėr tani, nuk duhet tė merren seriozisht. Pėr mė tepėr, kur energjia nukleare do tė mbėrrijė, nėse do tė mbėrrijė, sėrish nuk do tė sjellė ndonjė zgjidhje tė jashtėzakonshme pėr problemin e energjisė nė tėrėsi.

Që prej një muaji, politika italiane ka deklaruar disa herë se dëshiron të ndërtojë centrale bërthamore. Ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti dhe zv/ministri i Punëve Prodhuese, Claudio Scajola, thonë se dëshirojnë t’i ndërtojnë në Shqipëri këto centrale. Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi disa ditë më parë se, “ishte dakord që centralet bërthamore të ndërtoheshin këtu te ne”, por pranoi gjithashtu se, deri më sot, nuk është negociuar zyrtarisht me Romën, pra, që bëhet fjalë vetëm për deklarata mediatike.

Dashuri me energji në kohë krize

Entuziazmi për energjinë bërthamore është shtuar në dy anët e Adriatikut, veçanërisht për shkak të krizës energjetike botërore, që për Italinë nënkupton çmime jashtëzakonisht të larta për naftën e gazin, ndërkohë që për Shqipërinë nënkupton kufizime masive në furnizim dhe bllokim të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Centralet bërthamore kërkojnë shumë kohë për t’u ndërtuar”,- thotë profesori Cini, i cili është shumë i respektuar për njohuritë e tij në këtë fushë. “Nëse puna do të niste tani, do të duheshin së paku tetë vite që centralet të përfundonin”. Premtimi i qeverisë italiane është që rreth vitit 2013, të jenë akorduar licencat e të jenë përcaktuar vendet e ndërtimit. Edhe ky parashikim, duket tepër optimist.

Energji, pa leverdi ekonomike

Sot për sot, thuhet se energjia bërthamore është shumë e lirë. Kushton 12 deri në 18 cent të euros për kilovat. Por sipas profesor Cinit, kjo është një e dhënë e gënjeshtërt. “Vendet që kanë bombë bërthamore, kanë investuar më herët miliarda për të prodhuar bombën. Energjia bërthamore qe një derivat i investimeve për bombën, e për pasojë rezulton më e lirë. (Sepse askush nuk fut në llogari koston ushtarake). Për vende që nuk kanë investuar te energjia bërthamore për qëllime ushtarake, kostoja është shumë më e lartë”,- thotë ai.

Pa drita, me ëndrra bërthamore

Qeveria shqiptare ka folur për energji bërthamore, gjatë kohëve të fundit, shumë më tepër sesa ka folur për zgjidhje konvencionale të krizës energjetike. Shqipëria ka nevojë aktualisht për 600 deri në 800 megawat fuqi të instaluar termocentrale, ose do të importojë përgjithmonë 50-60% të energjisë që konsumon. Në skenarin e saj më të mirë, qeveria ka premtuar se një TEC 93 megawat do të hyjë në punë, në mes të vitit 2009, së bashku me disa dhjetëra hidrocentrale të vegjël, të cilët duket se do të shtojnë vrimat në xhepat e shqiptarëve, por nuk do ta zgjidhin problemin.



Publikuar: 02.06.2008 01:53:18
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Energjia, bėrthamore, ėndėrr, largėt,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Kompanitė e mėdha largojnė nga puna mbi 170.000 punėtorė Kompanitė e mėdha largojnė nga puna mbi 170.000 punėtorė
Ēmimi i naftės arriti nė 145 dollarė Ēmimi i naftės arriti nė 145 dollarė
Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė
Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės
Ndėrmarrjet e vendit rrisin eksportin e mallrave Ndėrmarrjet e vendit rrisin eksportin e mallrave
BE me qėndrim tė fortė kundėr krizės finansiare BE me qėndrim tė fortė kundėr krizės finansiare
Fermerėt nė grevė – nuk e shesin qumėshtin pėr 19 denarė Fermerėt nė grevė – nuk e shesin qumėshtin pėr 19 denarė
Shtohet fluksi i udhtarėve nė aeroportin e Ohrit Shtohet fluksi i udhtarėve nė aeroportin e Ohrit
Qytetarėt shprehin shqetėsim pėr ēmimet e larta Qytetarėt shprehin shqetėsim pėr ēmimet e larta
Dizeli u shtrenjtua pėr 3.5 denarė, benzinat pėr 1.5 denarė Dizeli u shtrenjtua pėr 3.5 denarė, benzinat pėr 1.5 denarė
Google Yahoo MSN