Se viruset, spywaret, adwaret dhe gjėrat tė tilla tė ngjashme janė njė problem i madh, kėtė e dimė, mirėpo statistikat pėr gjendjen reale gjithmonė arrijnė tė na ēudisin.
Sipas OECD- (Organisation for Economic Cooperation and Development Organizata or bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim), çdo i katërti kompjuter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i infektuar me ndonjë formë të softuerit dashakeq (anglisht. malware).
Shifra e përgjithshme është dëshpëruese: 59 milionë kompjuterë në SHBA janë të infektuar, e sipas përvojave tona personale dhe vlerësimeve, besojmë që as në Kosovë situata nuk është gjë më e mirë se kjo.
Siç pohojnë në OECD, softueri dashakeq gjatë njëzet viteve të fundit ka evoluar dhe tani bëhet fjalë për industrinë shumëmilionëshe globale e cila nuk do të zhduket lehtë. Konkludimi i OECD-së është: nuk ka zgjidhje të thjeshtë për problemin kompleks të softuerit dashakeq. Epo, këtë e dimë edhe ne, pa na thënë kurrkush.