Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ėshtė i gatshėm tė bėjė njė ofertė rekorde pėr sulmuesin e Olympique Lyonit, Karim Benzema.
Sipas mediave angleze, Ferguson dhe drejtori ekzekutiv, David Gill, janë duke punuar në marrëveshje që do të sillte në Old Trafford 20-vjeçarin, që pritet të shkëlqejë në Euro 2008.
Benzema ka qenë në krye të listës së Fergusonit, i cili është në kërkim të sulmuesve të rinj, por ky i fundit ende nuk ka marrë kurajë nga Lyoni, me të cilët duket se është vështirë të negociohet.
Sidoqoftë, trajneri skocez Ferguson tashmë ka vendosur ta bëjë ofertën, e cila mendohet të kapë vlerën e 38 milionë eurove.