Barcelona duket se do ta fitojė garėn pėr tė marrė shėrbimet e mesfushorit tė Arsenalit, bjellorusit Alexandr Hleb.
Pavarësisht konkurrencës nga Real Madrid dhe Inter, Hleb duket se do ti bashkohet Barcelonës për një shumë prej 15 milionë eurosh, ka shkruar sot Sunday Mirror.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk ka pasur ofertë për të, as nga Interi e as nga ndonjë klub tjetër, dhe se ai do të mbetet tek topçinjtë. Por, Hleb dëshiron të largohet dhe ky vendim i tij duket se do të pranohet edhe nga Arsenali.
Trajneri i ri Barcelonës, Josep Guardiola, tashmë e ka bindur Thierry Henryn, se ai figuron në planet e tij dhe ka bllokuar interesimin e Manchester United për të.
Tash ai dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij duke nënshkruar me Hleb. Edhe Real Madrid po ashtu ka qenë i interesuar të nënshkruajë me bjellorusin, por Barcelona thuhet se ka fituar këtë garë.