Trajneri suedez i Manchester Cityt, Sven Goran Eriksson, ka konfirmuar largimin e tij nga klubi anglez gjatė kėtij mėngjesi.
Pas disa javësh spekulime, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit të dhënë nga Eriksson, sot është konfirmuar largimi i tij nga Manchester City.
Kam kaluar kohë shumë të mira në Manchester City dhe veçanërisht dëshiroj ti falënderoj tifozët, lojtarët dhe stafin për përkrahjen e tyre të shkëlqyeshme gjatë sezonit, ka thënë Eriksson në deklaratën zyrtare.
Klubit dhe gjithkujt të lidhur me të, i dëshiroj shumë suksese gjatë viteve të ardhshme, ka përfunduar trajneri suedez.
Suedezi përflitet të jetë afër caktimit në pozitën e selektorit të kombëtares së Meksiokos, ndërsa nuk përjashtohet edhe një kalim i tij tek Chelsea.