|
Tregti letrash te ushqimet
Udhėheqėsit botėrorė pritet tė takohen nė Romė pėr njė samit emergjence nė lidhje me rritjen e ēmimeve tė ushqimeve. Aktiviteti ėshtė organizuar na Organizata Botėrore e Ushqimit. E gjithė bota po vuan rritjen e ēmimeve dhe nė shumė vende pėr kėtė situatė po kėrkohet njė pėrgjegjės. Disa akuzojnė pėrdorimin e drithėrave pėr prodhim karburanti, disa tė tjerė, akuzojnė gjigantėt e financės botėrore.
Kontratat e së ardhmes
Disa zyrtarë të OKB-së, si dhe shumë vende, akuzojnë si përgjegjës për çmimet e larta, rolin e kontratave të së ardhmes (futures) si dhe praktikat proteksioniste të vendeve të ndryshme. Kontratat e së ardhmes, janë një praktikë e zakonshme e tregtisë botërore të lëndëve të para sot. Ajo konsiderohet si një tregti në tavolinë, duke shkëmbyer dokumente, firma e para, por ku ata që shesin e blejnë, nuk e shohin kurrë mallin që shkëmbehet. Kompani të ndryshme që nuk prodhojnë vetë asgjë, nënshkruajnë kontrata për të blerë drithin apo naftën që do të prodhohet pas gjashtë muajsh apo pas një viti. Deri në ditën kur drithi do të korret, kontrata ka kaluar në shumë duar dhe çdo herë që kalon nga njëri blerës te tjetri, çmimi rritet. Tregtia e letrave të grurit që do të prodhohet në Ukrainë apo Rusi, kryhet nga banka që veprojnë në Europë. Këto banka kryejnë gjithashtu parashikime për ecurinë e çmimeve, të cilat shpesh i bëjnë publike, duke shkaktuar një rrjet vicioz. Zyrtarë të OKB-së akuzuan muajin e kaluar se përzierja e bankave në tregtinë botërore të drithit, ka shkaktuar pjesërisht edhe rritjen e çmimeve, si dhe është përgjegjëse për krizën aktuale. Për më tepër, gjigantë të financave janë në gjendje që jo vetëm të tregtojnë grurin e një vendi të largët në treg botëror, por ndikojnë edhe në kërkesë-ofertën e mallrave. India ndaloi javën e kaluar kontratat Futures për tregtinë e orizit, me shpresë se në këtë mënyrë do të ndalë kontrollin e tregut të ushqimit bazë në vend nga institucionet financiare.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|