E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Nė fatkeqėsi gjeta rrugėn time
Nė fatkeqėsi gjeta rrugėn time
Nė fatkeqėsi gjeta rrugėn time
E lehtė si njė pupėl. Tepėr e zonja. Kushdo do tė donte tė ishte si ajo. Pas mbylljes sė edicionit tė radhės sė “Amicit” nė Itali, balerina Anbeta Toromani, sė bashku me kolegėt e saj, po zhvillojnė njė tur shfaqjesh, me spektaklin "Io ballo". Pėr aftėsitė (balerina e madhe italiane, Carla Fracci e ftoi nė njė transmetim direkt, tė paraqitej nė Teatrin e Romės), por edhe pėr fizikun e saj, Anbeta Toromani

Në një intervistë dhënë për një të përditshme italiane, ballerina shqiptare tregon për formimin e saj, rëndësinë që ka fiziku tek një balerinë, stërvitjet, por edhe si e kalon ajo një ditë të zakonshme.

Për të qenë balerinë duhet patjetër të kesh të dhëna fizike?

Po, por kujdes. Shpesh mendohet se kjo do të thotë të jesh i dobët, i gjatë dhe i bukur. Me dhunti fizike kuptohet jo vetëm kjo, që gjithsesi vlejnë, sepse bukuria është e rëndësishme, por të dhëna fizike për kërcimin. Nuk është e thënë që një i shkurtër duhet të jetë patjetër më pak i zoti se një i gjatë e muskuloz, ose një më i plotë më pak se një i dobët.

Këto dhunti lindin, apo fitohen?

Shpesh kush kërcen në nivel profesional e që ka nisur që i vogël, i arrin pas vitesh e vitesh stërvitjeje. Në këtë mënyrë fiziku yt, muskujt dhe kockat janë më të gatshme të përballojnë disa lloj hapjesh dhe disa lloj lëvizjesh jo të natyrshme. Në të kundërt, është e rrezikshme, mund të dëmtohesh.

Çfarë kujtimi ke nga eksperienca jote si nxënëse e “Amicit”?

Shumë të bukur. E kam përjetuar në një mënyrë shumë të qetë. Pastaj, që kur jam këtu, tanimë prej 6 vjetësh, jam rritur artistikisht. Edhe pse kur erdha nuk isha tamam një fillestare.

Nga vije?

Nga Akademia e Kërcimit dhe Teatri i Operës së Tiranës.

Pse zgjodhe “Amicin” atëherë?

Sepse kisha dëshirë të ndryshoja, të bëja një eksperiencë të re, të hapja horizontet e mi. Në kundërshtim me atë që thonë që “balerinët klsikë janë të mbyllur, të mërzitshëm”, kjo është prova se nuk është kështu. Unë vij nga ajo botë, Kledi dhe Leoni, gjithashtu. Për të mos folur për Ilirin që ishte një balerin profesionist në “Amici” dhe e ardhmja e baletit në Shqipëri. Ishte solist që 19 vjeç, ashtu si edhe Kledi. Dhe të gjithë këta njerëz vijnë nga klasikja. Nga 8 profesionistë të “Amicit”, pesë vijnë nga kjo botë.

Pra, gjithçka vjen nga klasikja?

Është e vërtetë: gjithçka rjedh që aty dhe nga folklori, ai që në Itali quhet “danze popolari”. Ashtu si në Kubë është salsa, në Spanjë është Flamenko, në Argjentinë, tango. Kërcimi klasik i ka rezistuar të gjitha kohërave dhe që aty rrjedhin të gjitha format e kërcimit. Jo rastësisht edhe ai modern përdor të njëjtin “fjalor” si klasikja. I vetmi kërcim që nuk ka fare lidhje me të është hip-popi dhe që quhet kërcimi i rrugës.

Ti je imazhi i perfeksionit. Jeta jote ngrihet vetëm mbi sakrifica?

Kjo lloj jete ngrihet mbi saktifica që nga fillimi deri në fund, derisa heq dorë. Edhe pse vitet më të vështira janë ato akademike.

Në çfarë moshe filluat?

Në moshën 5-vjeçare si gjimnaste, ku vazhdova deri 10 vjeç. Më pas theva një krah e më çuan në degën e baletit klasik. Në këtë fatkeqësi gjeta rrugën time. Baleti është një nga artet më të vështira, sepse si instrument, ndryshe nga kënga, apo piktura, ka në dispozicion vetëm trupin. Në të vërtetë kërcimi është një sakrificë e vazhdueshme, sepse duhet të punosh në mënyrë jo natyrale, përkundër asaj që trupi do të donte të bënte.

Që do të thotë?

Në kuptimin që normalisht nuk mund të ecësh me këmbë të hapura, nuk mund të përkulësh kurrizin, apo të hidhesh përpjetë. Të gjitha këto lëvizje “stresojnë” trupin në mënyrë jo natyrale dhe në këtë situatë, duhet të mundohesh ta bësh gjithçka më të lehtë. Kush më sheh nga jashtë, nuk duhet ta kuptojë se po sforcohem dhe që partneri im po mundohet për të më ngritur: duhet të ngjajë gjithçka si një puhizë, e thjeshtë, e lehtë. Dhe për të arritur deri këtu është e domosdoshme të bësh shumë sakrifica. Dhe kjo nuk arrihet as në një vit, as në dy, por duhet shumë punë dhe studim. Është njëlloj si të pretendosh që të diplomohesh pa kryer shkollën fillore, apo pa ditur të shkrim e këndim.

Por ndonjë përjashtim edhe mund të jetë?

Sigurisht, që edhe ka pasur, por janë shumë të rrallë.Përjashtimi nuk bën rregullin. Ashtu siç nuk është e thënë që nga shkollat private dalin balerinë shumë të mirë. Por janë raste të rralla, fenomene.

Sa orë stërvitesh në ditë?

Zakonisht bëj një orë e gjysmë ushtrime në ditë. Nxemje, ushtrime në hekur, hedhje. Atë që unë quaj ilaçin e kërcimit, sepse të ndihmon të jesh në formë. Pastaj është puna për montimin e baletit. Ndonjëherë të duhet një gjysmë dite, herë të tjera më shumë, varet përse po përgatitesh.

Ku jeton?

Në Romë.

Çfarë bën në kohën e lirë?

Nuk e di. Të paktat herë që më mbetet kohë e lirë nuk di ç’të bëj. Zakonisht qëndroj në shtëpi për të parë televizorin, bëj punët e shtëpisë, çlodhem.

Çfarë do të doje të bëje nesër?

Sa herë që mundem, kthehem gjithmonë tek dashuria ime e parë që është teatri. Verën e kaluar bëra në teatrin e Maceratës, operën e Verdit “Makbeth”, një prodhim shumë i rëndësishëm. Luaja një prej tri shtrigave, Ekatën.



Publikuar: 03.06.2008 00:29:10
Lexuar: 90 herė
Fjalėt kyēe: Balerina, Anbeta, Toromani, zhvillojnė, shfaqje,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Dita e pestė e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės Dita e pestė e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės
Festival pėr ta ringjallur Ēarshinė e vjetėr Festival pėr ta ringjallur Ēarshinė e vjetėr
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Atdheu nė Las Vegas Atdheu nė Las Vegas
Zbulohen portrete tė bijės sė Ali Pashė Tepelenės Zbulohen portrete tė bijės sė Ali Pashė Tepelenės
Fėmijėt e Krushės Fėmijėt e Krushės
Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt
Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit
Margarita mban gjithė Trojėn Margarita mban gjithė Trojėn
Filmat kosovarė shfaqen nė tarracė – jo nė kinema Filmat kosovarė shfaqen nė tarracė – jo nė kinema
Google Yahoo MSN