Raporti i OSBE-ODHIR-it pėr zgjedhjet nė Maqedoni thotė se "ato nuk pėrmbushėn standardet kryesore ndėrkombėtare". Deklaratat e fuqishme vėnė nė pikėpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, sidomos nė zonat e banuara me shqiptarė, ku sipas raportit, ka pasur pengesa serioze pėr tė ushtruar tė drejtėn e votės.
Raporti i OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet në Maqedoni thotë se "ato nuk përmbushën standardet kryesore ndërkombëtare. Deklaratat e fuqishme vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, ku sipas raportit, ka pasur pengesa serioze për të ushtruar të drejtën e votës.
Raporti erdhi pasi njoftimeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se incidente ka patur në më pak se 2 për qind të vendvotimeve. Raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, në mënyrë direkte konsideron si përgjegjëse autoritetet, të cilat, siç thuhet, "kanë dështuar që të parandalojnë dhunën dhe frikën në rajonet e banuara me shqiptarë".
Vlerësimi për zgjedhjet, sipas raportit, është negativ. Është e qartë që standardet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së për këto zgjedhje nuk janë plotësuar. Raporti gjithashtu thekson vrasjen e një personi, plagosjen e disa të tjerëve, si dhe numëron parregullsi, ndërkohë që thotë se ligji zbatohej në mënyrë selektive.
Dhuna dhe përpjekjet për të bërë manipulime "hodhën hije mbi zgjedhjet, të cilat kryesisht u drejtuan mirë". Raporti, që konsiderohet si më negativi për proceset elektorale në Maqedoni, ende nuk është komentuar nga autoritetet. Por më herët, Kryeministri tha se zgjedhjet ishin të rregullta, përveç parregullsive në më pak se dy për qind të vendvotimeve.
Në fakt, kryeministri Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet, por nuk ka fituar ende gjendjen politike, sepse për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni, ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare.
"Ç'do të thotë: fitore e vërtetë?",- tha kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Vendet e Evropës Juglindore, Doris Pack, në një intervistë për programin maqedonas të Deutsche Welles, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo është një fitore e vërtetë për VMRO-në.
Gruevski ka fituar një vend më shumë sesa gjysma në Parlament, por me kaq nuk e ka fituar ende gjendjen politike, sepse ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni..
Problemi do të jetë se cilën parti do të marrë ai në koalicion. Më parë, Gruevski ka thënë se do të marrë partnerin e vjetër, PDSH-në. Kjo do të thotë që BDI-ja, e cila i krijoi Gruevskit vështirësitë - edhe vitet e fundit - mbetet përsëri e papërfshirë. Se a do të kontribuojë kjo në paqtimin e gjendjes, Doris Pack e ve në dyshim.
Korrespodent i BBC në Shkup. Shkrimi ka për bashkautor edhe Nada Steinmann, korrespondenten e radios së njohur gjermane "Deutche Welle", në Shkup