E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Haga dhe horra
Haga dhe horra
Haga dhe horra
Ēka, nėse papritmas do tė mė arrestojnė?! Kėto janė pyetjet qė tė martėn pėrnjėherė fillova t’ia bėja vetes, ndonėse s’mė ka shkuar kurrė nė mendje se po kryej ndonjė veprim qė mund tė mė klasifikonte pėr qėndrim prapa grilave. Dhe besoj tė mos kem qenė i vetmi gazetar qė do ta ketė torturuar veten me kėto pyetje, nė momentin e marrjes sė lajmit pėr arrestimin dhe dėrgimin nė Hagė tė gazetarit Baton Haxhiu.

A MOS JAM EDHE UNË KRIMINEL?! Çka, nëse papritmas do të më arrestojnë?! Këto janë pyetjet që të martën përnjëherë fillova t’ia bëja vetes, ndonëse s’më ka shkuar kurrë në mendje se po kryej ndonjë veprim që mund të më klasifikonte për qëndrim prapa grilave. Dhe besoj të mos kem qenë i vetmi gazetar që do ta ketë torturuar veten me këto pyetje, në momentin e marrjes së lajmit për arrestimin dhe dërgimin në Hagë të gazetarit Baton Haxhiu. A mund të kem thyer me vetëdije ose pa të ndonjë rregull të imponuar gazetarie, që do të mund të më barazonte me automatizëm me të akuzuarit për krime të luftës?! Duke pasur armë të vetme: shkronjat. Po të mos ishte tragjike, gjithsesi, do të ishte komike.

EDHE DY MUAJ, mbushen plot 13 vjet prej se përgjegjësit për masakrimin e rreth 8.000 myslimanëve, kriminelët më të kërkuar në botë, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, ia kanë dalë t’i shmangen Tribunalit të Hagës. Aq i largët mund të duket viti 1995, saqë është e justifikueshme që pjesa më e madhe e tinejxherëve të sotëm të mos dinë fare për masakrën e Srebrenicës, ose t’i referohen asaj si një çështjeje nga historia. Por edhe si një dështim historik, pasi që nuk ka kurrfarë justifikimi për Tribunalin e Hagës, që për gati një dekadë e gjysmë nuk ia ka dalë t’i arrestojë ata.

Sidoqoftë, prokurorët e kësaj gjykate të OKB-së ia kanë dalë t’i gjejnë punë vetes gjatë gjithë kësaj kohe. P.sh., ta mbajnë procesin gjyqësorkundër kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, por kurrë të mos e dënojnë. Shkaktari i katër luftërave në ish-Jugosllavi vdiq pa iu shqiptuar verdikti, e në të njëjtën kohë pa u dënuar vetë politika e krimit që solli rreth 300 mijë të vrarë.

Mirëpo, ka pasur edhe shumë episode të tjera të Tribunalit, të cilat të shkruara do të përbënin bestsellerë edhe më të mëdhenj se librat që i shkruajnë prokurorët aty (por, për këtë pak më poshtë). Në Bosnjë forcat e SFOR-it kishin arrestuar dhe rrahur keq dy vëllezërit binjakë serbë Vukçeviq, duke i akuzuar për krime lufte. Kur kishin dalë para trupit gjykues ishte konstatuar se nuk ishin personat që janë të kërkuar dhe janë

liruar. Përse, do të pyetni ju, u arrestuan pikërisht dy vëllezër dhe pikërisht binjakë?! E po krimi i vetëm, në këtë rast, duket të ketë qenë vetë fakti se ishin binjakë. Dhe si të tillë, ishin marrë gabimisht, në vend të dy vëllezërve binjakë të tjerë, Banoviq, që po kërkoheshin vërtetë! Nuk e di se a do ta kishte më të lehtë Tribunali sikur të kërkonte vëllezër trinjakë. Gjithsesi, janë më të rrallë.

Në Kosovë, në rastin “Limaj dhe të tjerët” u arrestua edhe qytetari Agim Murtezi. U mor në Hagë, u mbajt për një kohë dhe u lirua. Edhe një herë gabim. Agimi, UÇK-në e kishte parë vetëm në televizor. Por, ishte arrestuar për shkak se mbiemri i tij kishte pasur disa shkronja të përbashkëta me nofkën e një ish-pjesëtari të UÇK-së, i cili ishte vrarë menjëherë pas luftës. Nuk do ta fusja dorën në zjarr e të vija bast nëse vërtetë Agimi do të lirohej po ta kishte krejt të ngjashëm mbiemrin me nofkën e të kërkuarit. Po ashtu, Haga e mori nga karrigia e deputetit Fatmir Limajn e bashkë me Isak Musliun ia humbi tri vite jetë. E mori nga posti i kryeministrit Ramush Haradinajn e e bëri të humbë njësoj. I pafajshëm nga Haga u lirua edhe Idriz Balaj.

Mirëpo, për shumë nga këto gabime, çfarë bënë përgjegjësit në këtëTribunal? Le që Haga nuk parasheh dëmshpërblim për të shpallurit të pafajshëm, por nuk kërkon as falje për gabimet banale. Për më tepër, protagonistët e saj gjejnë forma origjinale e personale për t’i qëruar hesapet me të akuzuarit. Ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, duke dështuar në profesion, bën edhe një dështim tjetër, duke u munduar që me libër të arrijë atë që nuk e ka arritur në gjykatore. Që është ngushëllimi i të poshtëruarit: “Me të rreh s’po muj, veç pa të sha s’e kam lanë”.

SË KËNDEJMI, është fare legjitime të pyesim se ku mbeti serioziteti i këtij organi të themeluar nga OKB-ja me qëllim ripajtimin e palëve ndërluftuese duke dënuar përgjegjësit. A mund të flitet për kredibilitet të Tribunalit? Së paku, do të duhej të kishte një proces katarze të njerëzve që kanë punuar në këtë Tribunal - prokurorëve dhe gjykatësve - e të bënin atë më të voglën në këtë rast. Të kërkonin falje për gabimet e bëra. Gabimet, të cilat në rastet e tyre mund të bëhen çuditërisht të zakonshme, dhe të mos dënohen. E që shpesh mund të kenë qenë shumë më të rënda sesa ato që do të mund t’i bëjmë ne gazetarët. Se që mund të ketë bërë Batoni, e kolegu i tij kroat, Domagoj Margetiq, i cili nuk u fal, por u dënua për gabimin e bërë me tre muaj burgim dhe 10 mijë euro. Paradoksalisht, organi që do të duhej të gjykonte në emër të drejtësisë për të gjithë njerëzit, bën aktin më të padrejtë: vë veten mbi gjithë të tjerët. I fal gabimet e veta, por i dënon të huajat. Dhe përnjëherë mbiemrat Karaxhiq, Millosheviq, Sheshel, Haxhiu, Margetiq e të tjerë mund të shihen në një kontekst të njëjtë. Të akuzuar nga Haga! Kriminelë! Si është filluar, nesër këtyre mund t’i shtohet edhe mbiemri Kelmendi dhe të lexohet në të njëjtin varg. Kush mund të garantojë? Nga gjithë ato lajme - mund të ketë shpëtuar ndonjë gabim. PO POSHTË NA paska rënë katundi…

Autori është Kryeredaktor KTV-KOHAVISION në Prishtinë


Publikuar: 03.06.2008 02:00:29
Lexuar: 71 herė
Fjalėt kyēe: Papritmas, arrestojne, grilave, gazetarit, Baton, Haxhiu,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Rreziku nga ngecja ne njohje Rreziku nga ngecja ne njohje
Dhurata e Irlandės pėr BE-nė Dhurata e Irlandės pėr BE-nė
Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė
Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike! Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike!
Amerika Amerika Amerika Amerika
Shqiptaret grinden, Gruevski sundon Shqiptaret grinden, Gruevski sundon
Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė
Sytė e diktaturės Sytė e diktaturės
Themelet e Evropės Themelet e Evropės
Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė! Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!
Google Yahoo MSN