E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?
A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?
A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?
Lėnia e duhanit mund tė shpėtojė jetėn e shumė njerėzve. Njė studim i kryer mes grave qė pijnė duhan tregon se lėnia e tij pakėson dukshėm rrezikun e prekjes nga sėmundje vdekjeprurėse brenda 5 vjetėve tė ardhshėm.

Liz Rajlli filloi të pijë duhan që kur ishte 15 vjeç. Ajo nuk e dinte se ky ves do të zgjaste për 30 vjet. Por më pas e kuptoi se nëse do të vazhdonte të pinte duhan, me siguri do të vdiste prej tij.

Kohët e fundit, shkencëtarët morën në shwyrtim se sa shpejt mund të pakësohet rreziku ndaj problemeve të shëndetit kur gratë lënë duhanin.

Mjekja Stacey Kenfield pranë shkollës për shëndetin public në universitetin e Harvardit thotë se ajo dhe kolegët e saj arritën në përfundimin se për disa sëmundje nuk duhet kohë e gjatë që gratë të shohin rezultatin pozitiv dhe të mirat që vijnë nga lënia e duhanit.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim gjendjen e rreth 100 mijë grave nga viti 1980 deri më 2004 dhe krahasuan numrin e vdekshmërisë nga sëmundje të ndryshme mes atyre që pinin duhan edhe atyre që e kishin lënë atë, me grupin e grave që nuk kishin pirë asnjëherë duhan. Rezultatet e vëzhgimeve treguan një pakësim të madh rrezikut të vdekjes menjëherë sapo grate linin duhanin.

Mjekja Kenfielld thotë se brenda 5 vjetëve pas lënies së duhanit, u vu re një pakësim prej 21 përqind i rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive dhe një pakësim prej 50 përqind në rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të zemrës. Studimi tregoi gjithashtu se 20 vjet pas lënies së duhanit rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare pakësohej edhe më shumë. Sipas studimit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, kur organizmi pastrohet nga karcinogjenet që hyjnë në trup nëpërmjet tymit të cigares, organizmi është në gjendje të riparojë veten.

Liz Rajlly, e cila e la duhanin në vitin 2002, thotë se pas kaq shumë vjetësh është në gjendje të marrë frymë lirisht. Tani ajo këshillon gratë e tjera që të lënë duhanin.



Publikuar: 03.06.2008 02:14:13
Lexuar: 68 herė
Fjalėt kyēe: Lenia, duhanit, mund, shpetoje, jeten, njerezve,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Gjeni GPRA sjell astmėn Gjeni GPRA sjell astmėn
Pėrbėrėsit e marihuanės luftojnė Streptokokun rezistent Pėrbėrėsit e marihuanės luftojnė Streptokokun rezistent
CERN, aty ku CERN, aty ku "jeton" "grimca e Zotit"
Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…) Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…)
Kompjuteri qė pėrkthen lehjen e qenit Kompjuteri qė pėrkthen lehjen e qenit
Zbulimet e arkeologėve serb Zbulimet e arkeologėve serb
Zbulohet kurora e rrallė Zbulohet kurora e rrallė
Demtimet ne atmosfere Demtimet ne atmosfere
Google investon ne kerkimet mbi ADN-ne Google investon ne kerkimet mbi ADN-ne
Kromozomi  X  tek femrat shkaktar i shumė sėmundjeve Kromozomi X tek femrat shkaktar i shumė sėmundjeve
Google Yahoo MSN