E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ives, ai qė veshi gratė me pantallona
Ives, ai qė veshi gratė me pantallona
Ives, ai qė veshi gratė me pantallona
Ives Sait Laurent, qė "shpėrtheu" nė skenėn e botės sė modės nė vitin 1958, djaloshi-mrekulli pasues i denjė i Christian Dior dhe njė nga njerėzit e konsideruar si mė me influencė nė botė pėr shumė dekada rresht ndėrroi jetė tė dielėn nė Paris nė moshėn 71-vjeēare nė Paris nga shkaqe ende tė pazyrtarizuara.

Gjatë karrierës së tij aktive, që nisi fuqishëm në vitin 1957 dhe zgjati deri në vitin 2002, ai ishte përgjegjësi kryesor për ndryshimin e mënyrës së veshjeve të grave, duke "i futur" ato në pantallona si në veshjet e ditës, ashtu edhe në ato të mbrëmjes dhe duke u rekomanduar xhaketat e këmishat, të cilat deri në atë kohë ishin domen vetëm i meshkujve. Ai ishte dhe ideatori i veshjes që imiton lëkurën e leopardit dhe shumë aksesorëve që sot janë të zakonshme për kostumet e grave. Saint Laurent e merrte frymëzimin kryesisht nga rruga, njerëzit e thjeshtë e kalimtarët e zakonshëm që e popullojnë atë dhe për t‘u frymëzuar shëtiste në kënde të ndryshme të botës për të marrë nga secili vend veçoritë karakteristike dhe për t‘i përpunuar e stilizuar ato më pas në laboratorin e tij magjik të modës. Kjo lloj krijimtarie ishte edhe mënyra që i ofroi suksesin e garantuar dhe afatgjatë të pasarelave në të cilat emri i tij u lidh ngushtë me konceptin tendencë, klas dhe përsosje. Një tjetër burim frymëzimi ishin edhe veprat e artistëve dhe piktorëve të mëdhenj të shekullit të XX si Picaso, Miro, apo Matisse. Ndër femrat që u dashuruan me veshjet e Ives dhe që u bënë ambasadore të modës së tij në botë ishin të famshmet Catherine Deneuve, Paloma Picaso, Lauren Bacall apo Marie-Helene de Rothchild.

Ives Sait Laurent
Ives Sait Laurent


Saint Laurent e preku suksesin dhe famën e madhe në vitin 1958, kur ishte vetëm 21 vjeç. Koleksioni i tij i parë quhej "koleksioni Traqpeze" dhe ishte i pari i nxjerrë prej tij pas vdekjes së mjeshtrit të madh, Dior. Suksesi ishte i menjëhershëm, por ndryshe nga shumë koleksione që shpërfaqen e zhduken shumë shpejt nga memoria, fati i koleksionit të Sait Laurent ishte i ndryshëm. Ai ia doli që të mbetej në majat e profesionit të tij, ndërkohë që moda ndryshonte dhe këtë e bëri duke u marrë me të gjitha llojet e veshjeve që nga ato të mbrëmjes e deri tek ato të sportit dhe të fëmijëve. Shtëpinë e vet të modës e hapi në vitin 1962 dhe që nga ai vit koleksionet e Ives priteshin me padurim nga e gjithë bota e modës dhe sigurisht klientët e saj. Ives vendoste gjithmonë tendencën e re, asaj që i shkonin pas shtëpitë e tjera të modës. Ndikimin më të madh ai e pati gjatë viteve ‘60 dhe ‘70, vite në të cilat linjat dhe modelet e veshjeve ndryshonin me shumë shpejtësi. Ndër sukseset më të mëdha të stilistit ishte koleksioni "Mondrian" i vitit 1965, i bazuar në pikturat e një artisti holandez, si edhe koleksioni tjetër "fshatari i pasur i vitit 1976, i cili zgjoi një kureshtje dhe një interes të jashtëzakonshëm në Paris dhe prej pasarelave të Parisit gjithçka u zhvendos në ato të Nju Jorkut. Edhe në metropolin e botës suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Gjatë një interviste të dhënë pas shfaqjes njujorkeze, Ives tha se koleksioni ishte një materializim i ëndrrave të tij dhe se kur krijonte për femrën ai kishte parasysh heroinat e librave të tij të dashur, bukurinë dhe forcën e karakterit të tyre. Por Ives ka qenë edhe një gjenerues i vërtetë kundërshtish dhe debatesh.

Ives Sait Laurent
Ives Sait Laurent


Në vitin 1968 ai sugjeroi që gratë duhet të vishnin pantallona në jetën e përditshme, madje ato duhet të përdoreshin masivisht edhe në veshjet e mbrëmjes, sigurisht me stilizimin e duhur për okazione të tilla. Kjo futje e re në veshjen e grave mund të konsiderohet si një revolucionarizim i madh i botës së veshjeve, që bëri epokë dhe ndryshoi kryekëput jo vetëm veshjet, por edhe mentalitete të caktuara. Sipas tij, që një grua të konsiderohej femër me gusto dhe e veshur mirë duhet që të mbante pantallona, një pulovër dhe një xhaketë të lehtë sportive. "Puna ime si stilist është që të intiuitoj tendencat e kohës dhe koha që po jetojmë, për nga pozita në të cilën është vendosur dhe do të vendoset femra e do që ajo të mbajë pantallona. Në vitin 1983, kur ishte 47 vjeç, studiuesit e modës e konsideruan punën dhe kontributin e tij si thelbësor dhe të papërsëritshëm në mënyrën e jetesës së gjysmës së dytë të shekullit XX. Për këtë arsye, në Museun Metropolitan Ives i është kushtuar një pavijon i tërë dhe ky është nderimi më i madh që i është bërë deri më sot një stilisti në të gjallë të tij. Ky pavijon është një ndër pavijonet që vizitohet më dendur nga frekuentuesit e muzeumit. Karriera e viteve të mëvonshme e Ives u fokusua shumë në aspektin klasik të veshjeve.


Publikuar: 03.06.2008 03:14:48
Lexuar: 138 herė
Fjalėt kyēe: Ives, veshi, grate, pantallona,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Vathė pėr femra Vathė pėr femra
Sekretet pėr flokė me drita ndezur Sekretet pėr flokė me drita ndezur
Makiazh perfekt pėr sy Makiazh perfekt pėr sy
Moda nė Paris. Arti nėn  kėmbė. Moda nė Paris. Arti nėn kėmbė.
Modele Flokėsh nė Mode Modele Flokėsh nė Mode
Luks nė det Luks nė det
Qime qė nuk dalin (ingrown) Qime qė nuk dalin (ingrown)
Cilės dhomė, ē’perde ti marrim? Cilės dhomė, ē’perde ti marrim?
Kthim nė tė shkuarėn Kthim nė tė shkuarėn
Mė tė bukura nė natėn e madhe Mė tė bukura nė natėn e madhe
Google Yahoo MSN