Studieusit e hapėsirės kanė zbuluar planetin mė tė vogėl tė gjetur deri mė tani jashtė sistemit diellor. Zbulimi mbart njė rėndėsi tė veēantė pasi planeti nė fjalė ėshtė me i afėrti me tokėn nga planet e ndodhura jashtė sistemit diellor. Studimet kanė njė tjetėr rėndėsi tė veēantė pasi mendohet tė gjenden tė tjerė planete ku jetohet.
Planeti në fjalë është më i vogli e gjendur deri më tani, ka madhësi gati tre herë më të madhe se toka, ka formën e një xhuxhi të vogël dhe rrotullohet rreth një ylli.
Astronautët e kanë quajtur planetin e ri "MOA-2007-BLG-192Lb". Disa nga studiesit shprehen se në planetin e zbuluar mund të ketë një shtresë atmosfere dhe në shtresën e sipërme të tij mund të gjendet një shtresë e lëngshme që mendohet të jenë oqeane. Ata thonë se ekziston mundësia edhe e një vetëngrohjeje të planetit.
Studiuesit thonë se planeti në fjalë rrotullohet rreth yllit me një kënd të ngjashëm me atë të Venusit. Sipas tyre, nxehtësia në yll është nga tre mijë deri në një milion herë më e vogël se ajo e diellit, prandaj dhe atmosfera e tij mund të jetë më e ftohtë se ajo e Plutonit.
Ndërkohë, planeti u zbulua nga teleskopët e vendosur në Mount John në Zelandën e Re.