E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Paolo Coelho
Paolo Coelho
Paolo Coelho
20 vjet mė parė shkrimtari i famshėm brazilian, Paolo Coelho, njė ndėr mė tė shiturit nė botė, publikoi librin qė do t‘i jepte famė dhe do t‘i hapte rrugėn e sukseseve tė njėpasnjėshme. Ai ėshtė njė libėr i vogėl, nė tė cilin rrėfehet njė histori e madhe, historia e njė rrugėtimi nė kėrkim tė pėrgjigjeve tė ekzistencės njerėzore dhe tė misionit personal me tė cilin ēdonjėri prej nesh ėshtė pajisur, sipas shkrimtarit.

Libri quhet "Alkimisti" është përkthyer në shumë gjuhë dhe lexuar nga shumë njerëz anekënd botës. E ndërsa mes lexuesve ka nga ata që e kanë shndërruar në një "bibël", apo edhe nga ata të cilët e konsiderojnë një "limonadë" të gjithë janë të një mendjeje: në rreshtat e librit 20-vjeçar të Coelhos seç ka ca të vërteta të patjetërsueshme. Intervista e mëposhtme është dhënë me rastin e përvjetorit të "Alkimistit"

Për Paolo Coelhon krimi i vetëm kundër jetës është të besosh në fjalën "e pamundur". Sipas tij, çdo njeri në këtë planet ka një rol, një linjë jetësore për të ndjekur, që është krijuar e projektuar posaçërisht për të. Përmbushja personale e gjithkujt qëndron pikërisht te ndjekja dhe kuptimi i kësaj linje. Vetëm ky rrugëtim do të të çojë te vetja e vërtetë.


Cila është filozofia bazë që përshkon krijimtarinë tuaj?


Pyetjet dhe dyshimet e brendshme kur përballem me të tashmen. Unë e konsideroj filozofinë si diçka të gjallë, diçka që ndryshon sipas nevojave tona të brendshme. Por nëse do të më duhej ta sintetizoja punën time do të thosha: "Jeto legjendën tënde personale, paguaj çmimin për ëndrrat e tua, lexo shenjat, zgjo anën femërore të karakterit tënd dhe guxo të jesh ndryshe".

Si do t‘i karakterizonit librat tuaj?

Një pjesë e mirë e tyre bazohen në përvojën e jetës sime, por jepen përmes një gjuhe metaforike dhe simbolike. Unë besoj se çdo artist, apo person ka gjëra për të ndarë me të tjerët, gjëra të përjetuara personalisht, pavarësisht ngase bëhet fjalë për një përvojë konkrete, apo shpirtërore.

Kur keni nisur të shkruani?

Në adoleshencë. Por kur nisa të shkruaj mamaja më tha se përmes këtij zanati nuk do të mund të siguroja jetesën në një vend si Brazili. Unë i besova dhe u përpoqa që të bëja diçka të ndryshme. Megjithatë, asgjë nga ato që bëra nuk më dha gëzim. Kësisoj, unë braktisa shkollën dhe nisa të ndërmarr udhëtime si hipi. Kur më në fund u riktheva në Brazil, krijova një revistë të fshehtë dhe më pas nisa të shkruaj nëpër organe të ndryshme, të shkruaj tekste këngësh, pra nisa të fitoja përmes të shkruarit edhe pse librin tim të parë e kam shkruar vetëm kur mbusha 38 vjeç. Pse? Sepse unë mendoj se ka dy gjëra që të mbajnë larg realizimit të ëndrrës tënde: mendimi se ajo është e pamundur dhe ideja se nëse e realizon atë ëndërr do të të humbasë kuptimi i jetës.

Çfarë ju frymëzon?

Pika ime e kthesës në jetë ishte udhëtimi në Santiago de Compostela. Pikërisht atëherë unë vendosa që t‘ia kushtoja tërë jetën time penetrimit në sekretet e universit. Rrugës kuptova se nuk ka sekrete. Jeta është edhe do të mbetet një mister. Ne vetëm na duhet që të ndjekim shenjat dhe t‘u kushtojmë vëmendje të tjerëve. Jeta është një mrekulli e vazhdueshme dhe kjo mrekulli manifestohet te takimet me njerëzit e tjerë. Pas udhëtimit tim, unë e thjeshtova shumë kërkimin tim shpirtëror dhe në vend që të përqendrohesha në kërkimin e përgjigjeve nisa të kuptoj se jeta në vetvete është një përgjigje.


Përse shkruani për veten tuaj në vetën e tretë?

Sepse dua që jo vetëm të diskutoj koncepte shpirtërore, por edhe disa çështje të rëndësishme të tilla si martesa dhe nuk mund të përshkruaja mendimet e gruas sime vetëm nëse do të përdorja vetën e tretë.


A keni parë ndonjëherë ndonjë engjëll? Çfarë janë ata realisht?


Po, kam parë. Ata janë sikurse e dimë të gjithë: lajmëtarë të Zotit, përhapës të Dritës Hyjnore, por ata përdorin rrugët më të pazakonta për të komunikuar me ne. Zakonisht zgjedhin njerëz të ndryshëm që na qëndrojnë pranë, ose që i hasim në jetë për të na kumtuar mesazhet që Zoti ka për ne.

Cila është forca që ju vë në lëvizje në jetë?

Fakti që jam i bindur se secili prej nesh ka një qëllim në jetë. Ne e dimë kur ndodhemi pranë qëllimit tonë vetëm kur dëgjojmë zemrën tonë. Forca ime është të përmbush destinon tim.

A i duhet një autori ta kultivojë të shkruarin, apo i mjafton thjeshtë dhuntia?

Një autori të mirë i duhet disiplina dhe frymëzimi, rregulli dhe mëshira, toka dhe qielli. Duhet të kesh një qëllim të qartë, por duhet, njëherazi, edhe ta lejosh veten të drejtohesh për të shkuar drejt realizimit të tij.


Sot shumë njerëz flasin për transformime, udhëtime yjore, apo gjëra të tjera që kanë lidhje me New Age. A mendoni se njerëzimi ndodhet në prag të një ndryshimi të madh.


Varet. Unë shoh edhe njerëz që kanë probleme shpirtërore dhe e vështirësojnë shumë bashkimin e tyre shpirtëror me Zotin.


Për ku është drejtuar civilizimi ynë?

Ne jemi në udhëkryq. Në shekullin në të cilin kemi hyrë shpirtërorja do të luajë një rol shumë të rëndësishëm dhe ne do të ndodhemi përballë dy zgjedhjeve: ose të shkojmë drejt fundamentalizmit, ose drejt tolerancës. Unë predikoj këtë të fundit, por kjo është një luftë e gjatë dhe varet shumë nga mënyra se si sillen njerëzit.

Cilët janë autorët që ju frymëzojnë më shumë?

Henry Miller, William Blake, por mbi të gjitha Jorge Amado dhe Jorge Luis Borges.

Cili është roli i shkrimtarit në shoqëri?

Ai është i njëjtë me atë të një shoferi taksie, apo një kopshtari: të punojë me dashuri e entuziazëm në mënyrë që njerëzit të përfitojnë sa më shumë prej punës së tij.


Çfarë synoni të komunikoni ju si autor?

Shpirtin tim. Dashurinë time. Dhe një fjali të vetme që e kam shumë për zemër: "Kush guxon fiton"!


Publikuar: 03.06.2008 04:23:28
Lexuar: 101 herė
Fjalėt kyēe: Paolo, Coelho, shkrimtar,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Themeli i shpirtit ėshtė kujtesa Themeli i shpirtit ėshtė kujtesa
Radha e Drishtit Radha e Drishtit
Sonte hapet ekspozita etnografike “Edhe kjo ėshtė trashėgimi” Sonte hapet ekspozita etnografike “Edhe kjo ėshtė trashėgimi”
“Trishtimi zonjės Shnajder” nuk hy nė top-pesė filmat e huaj “Trishtimi zonjės Shnajder” nuk hy nė top-pesė filmat e huaj
Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara
Arta, aktore e dy filmave nė festivalin Arta, aktore e dy filmave nė festivalin "Karlovy Vary"
Orkestrat frymore, mblidhen sėrish nė Sarandė Orkestrat frymore, mblidhen sėrish nė Sarandė
Helmimi i fesė Helmimi i fesė
"Ju rrefej historine e sonates se Krojcerit"
Pėrfundon xhirimi i filmit pėr sulmin e Gjeorgjisė nė Oseti Pėrfundon xhirimi i filmit pėr sulmin e Gjeorgjisė nė Oseti
Google Yahoo MSN