Ka mbetur edhe njė javė deri nė konferencėn WWDC tė Applet nė tė cilėn, siē supozohet, do tė paraqitet iPhone-i i ri, e thashethemet janė bėrė me bollėk. Tė gjitha gjėrat konsolidohen rreth disa funksioneve tė reja, mirėpo informatat e fundit tė pakonfirmuara pohojnė se iPhone 2 do tė jetė edhe mė i hollė se versioni i parė i tij.
Leander Kahney nga faqja e internetit Cult of Mac pohon se ka marrë specifikat e sakta të iPhonet të ri. Nëse i kthehemi iPhonet të fundit, shumica e thashethemeve të tilla kanë qenë krejt të pasakta, prandaj na mbetet vetëm të presim për të kuptuar të vërtetën.
Sido që të jetë, Cult of Mac pohon se iPhone i ri do të ketë mbështetje për 3G, GPS, dy herë më shumë memorie (16 GB në modelin më të dobët dhe 32 GB në atë më fuqishëm), se do të jetë 22 për qind më i hollë dhe do të ketë më shumë kohëzgjatje të baterisë.
Të gjitha këto nuk duken edhe aq interesante, mirëpo është interesant pohimi se iPhone i ri do të jetë më i lirë dhe do të kushtoj gjithsej 200 dollarë amerikanë dhe se Apple do të humb para në vet harduerin, por do të kompensojë humbjet në parapagimin mujor. Nëse kjo ndodhë edhe në të vërtetë, nuk do të ankohemi shumë.