E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Linja tė reja tė autobusėve pėr mė shumė turistė
Linja tė reja tė autobusėve pėr mė shumė turistė
Linja tė reja tė autobusėve pėr mė shumė turistė
Me vendosjen e linjave tė rregullta tė autobusit me qendrat ballkanike, por edhe me qendra turistike italiane, qytetarėt e Ohrit do tė orvaten tė rrisin numrin e mysafirėve gjatė sezonit turistik.

Kështu, shumë qytetarë nga qyteti i Hercegnovit në Mal të Zi kanë shprehur dëshirë t'i kalojnë pushimet verore në Ohër. Agjencitë turistike thonë se fillimisht kanë prekur pulsin e qytetarëve malazez të cilët në numër të madh erdhën në Ohër gjatë festave të majit dhe të pashkëve. Ka pasur edhe vizita të shumta të punëtorëve turistik të Ohrit në Mal të Zi dhe në fund është marrë vendimi. Vizitorët nga Mali i Zi për në Ohër do të udhëtojnë përmes Shqipërisë.

"Kur ishim në Mal të Zi dhe kontaktuam me disa agjenci turistike, me disa stacione të autobusëve atje, pamë se ekziston interesim edhe i palës tjetër për të ardhur në Ohër. Tjetër qendër turistike verore nuk ka. Ohri është numër një. Shpresojmë se do të sjellin në Ohër numër të konsideruar turistësh nga Mali i Zi", deklaroi Dimitar Vasileski, menaxher në SHA "Galeb" në Ohër.

Në favor të kësaj është edhe e dhëna se përveç linjave te rregullta ajrore nga Lubjana, Viena, Dyzeldorfi, Cyrihu dhe Amsterdami drejt Ohrit, në aeroportin Shën Apostol Pali gjatë gjithë sezonit turistik është paralajmëruar edhe arritja e shumë turistëve me fluturime çarter. Gjatë këtij sezoni risi do të jetë linja e drejtë për drejtë ajrore Tel Aviv – Ohër. Grupi i parë i turistëve izraelit e përfundoi vizitën e parë fundjavën e kaluar. Deri në mbarim të korrikut planifikohen edhe 8 fluturime nga Izraeli, kurse deri në vjeshtë janë konraktuar vizita të rregullta nga Holanda.



Publikuar: 03.06.2008 23:32:38
Lexuar: 76 herė
Fjalėt kyēe: Linja, reja, autobusėve, turistė,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind
Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla
Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro
Ligji pėr energjetikė ėshtė i dėmshėm pėr qytetarėt Ligji pėr energjetikė ėshtė i dėmshėm pėr qytetarėt
SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė
Rusėt ruajnė 25 miliardė dollarė nėpėr banka zvicerane Rusėt ruajnė 25 miliardė dollarė nėpėr banka zvicerane
Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike
Sėrish ulet ēmimi i naftės Sėrish ulet ēmimi i naftės
Nafta, ēmimi bie nėn 109 dollarė pėr barel Nafta, ēmimi bie nėn 109 dollarė pėr barel
Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind
Google Yahoo MSN