E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Topalli, Kuvendi t’i rikthehet Gėrdecit !
Topalli, Kuvendi t’i rikthehet Gėrdecit !
Topalli, Kuvendi t’i rikthehet Gėrdecit !
Thelbi i kėsaj "kryengritjeje" tė re kundėr Kryeparlamentares, ka tė bėjė me vonesat ose shtyrjen e disa vendimeve tė rėndėsishme, si ai pėr heqjen e imunitetit tė ish-Ministrit tė Mbrojtjes; tani edhe pėrplasjet e (pa)kuptueshme me Presidentin e vendit, pėr dekretet pėr emėrimin e disa anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Gjatė kėtyre ditėve, ka patur njė debat nė distancė pėr tė gjitha kėto ēėshtje.

KONFLIKTET INSTITUCIONALE

Thelbi i kësaj "kryengritjeje" të re kundër Kryeparlamentares, ka të bëjë me vonesat ose shtyrjen e disa vendimeve të rëndësishme, si ai për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes; tani edhe përplasjet e (pa)kuptueshme me Presidentin e vendit, për dekretet për emërimin e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjatë këtyre ditëve, ka patur një debat në distancë për të gjitha këto çështje. Është thënë se të gjitha qëndrimet e Kuvendit përcaktohen nga zbatimi me seriozitet i vendimit nr. 2 datë 18.01.2005 i Gjykatës Kushtetuese, që trajton marrëdhëniet e Presidentit me Kuvendin, rolin e secilit në emërimit e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Është thënë sepo synohet edhe më tej të dobësohen kompetencat e Presidentit. Është rithënë se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i njeh Kuvendit jo të drejtën e shqyrtimit formal, por të drejtën e shqyrtimit në themel e për meritë, duke i dhënë atij një epërsi të qartë në trajtimin e këtij problemi. (Deklarata e Zëdhënëses së Kuvendit)

Duke iu kundërvënë pretendimeve të Grupit Parlamentar socialist, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, midis të tjerave, citoi Vendimin e Gjykatës Kushtetuese; por më tej, ajo i ndërpret debatet dhe Kuvendi miraton sakaq, me shumicë votash (gjithnjë në tkurrje) Programin e Punës dhe Kalendarin Tre-javor të Punimeve. Dhe këtu, opozita sërish nuk gjen siç duhet kërkesat e veta, pretendimet e veta. Pas kësaj, ajo braktis punimet e Kuvendit dhe vazhdon... përgatitjet për "Mocion shkarkimi" për Kryetaren Jozefina Topalli. Sikur të mos kishte kurrfarë motivesh për ngutje dhe emergjenca, Kuvendi merret me drafte jo fort të rëndësishme.

Dy janë pyetjet që ndoshta publiku i gjerë do të donte të vlerësonte. E para: Sa mund të cenojë ky konflikt i ri mirëkuptimin e deritanishëm midis pozitës dhe opozitës në realizimin e reformave kryesore që duhen bërë në vend? E dyta: Kujt i intereson për momentin kjo përfytje e re e institucioneve? Dhe këto pyetje mbase mund të merrnin të njëjtën përgjigje. Është shumica që po përjeton probleme gjithfarësh, që nga (mos)zbardhja e tragjedisë së Gërdecit dhe e disa çështjeve të tjera, deri tek rritja paprerë e çmimeve dhe (mos)përballimi me infrastrukturë i sezonit turistik dhe i verës përgjithësisht. Është po ajo (shumica "e holluar") që ka treguar edhe më herët se i pëlqen të çojë të gjitha pushtetet në një dorë, në dorën e klanit politik që e udhëheq aktualisht dhe ku bie në sy protagonizmi i Kryeministrit Berisha, jo më pak edhe i kryeparlamentares Topalli. Është shumica që më në fund nuk mund “të përtypë” kurrfarë pavarësie të institucioneve dhe individëve, përfshirë edhe individin e fuqishëm Bamir Topi, që jo një herë ka treguar se përgjithësisht përpiqet të ndjekë disa parime qytetare dhe bashkëkohore. Më në fund, shumica ( ajo “e holluara”), nuk mund t’ia falë këtij të fundit kthimin mbrapsht të disa projekt-ligjeve, veçmas atë të legalizimit.

Sa për opozitën, stuhia e ngritur kësisoj nga deputetët e shumicës dhe nga segmente të qeverisjes, vështirë se mund ta mpaket vetëm përmes një mocioni shkarkimi ndaj Kryeparlamentares; kjo për faktin e thjeshtë se ajo (opozita) është e përçarë dhe ende në minorancë votash. Dhe që nisma të mos prodhojë thjesht ca emocione më shumë, ata duhet të kërkojnë nga shumica lirinë parlamentare; çka do të thotë diskutim gjerë e gjatë i temave në fjalë, jo në panik, jo nën tingëllimën e paprerë të siglës "Mbaroi koha. Faleminderit!" të zonjës Topalli. Kjo do të thotë se Kuvendi duhet t’i rikthehet Gërdecit, Legalizimeve, dekreteve të Presidentit të Republikës, e kështu më tej. Përtej çdo mocioni, përgjon detyrimi për të mos provokuar zgjedhje të parakohshme, me çka opozita është pajtuar tashmë.

Nga: Vangjush Saro


Publikuar: 04.06.2008 00:57:40
Lexuar: 71 herė
Fjalėt kyēe: Kryeparlamentare, Topalli, Kuvendi, rikthehet, Gerdecit,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh
Mashtrimet e Karaxhiqit Mashtrimet e Karaxhiqit
Kėrkesa serbe nė OKB, burim tensionesh Kėrkesa serbe nė OKB, burim tensionesh
Tregtari, tuxhari Tregtari, tuxhari
Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Mungesa e njė kėrcėnimi Mungesa e njė kėrcėnimi
Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe
Google Yahoo MSN