Dita e zgjedhjeve ishte njė ditė e pakėndshme pėr Maqedoninė, por jo tėrėsisht e papritur. Ka patur njė lloj tradite dhune, veēanėrisht nė mesin e partive rivale shqiptare qė nė prag tė zgjedhjeve, por edhe nė zgjedhjet e mėparshme. Kjo nė njėfarė mėnyre ėshtė pėr njė tipar dallues i zgjedhjeve nė Maqedoni.
Dita e zgjedhjeve ishte një ditë e pakëndshme për Maqedoninë, por jo tërësisht e papritur. Ka patur një lloj tradite dhune, veçanërisht në mesin e partive rivale shqiptare që në prag të zgjedhjeve, por edhe në zgjedhjet e mëparshme. Kjo në njëfarë mënyre është për një tipar dallues i zgjedhjeve në Maqedoni.
Kjo ka pasoja negative jo vetëm për komunitetin e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për perspektivën e Maqedonisë në Evropë. Do të duhet të ketë ribërje në disa zona për këto zgjedhje, çka do të ngadalësojë progresin e Maqedonisë drejt BE.
Natyrisht, çdo qeveri e çdo vendi është përgjegjëse për garantimin e rendit dhe ligjit dhe garantimin e zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve. Administrata në përgjithësi është deri diku përgjegjëse.
Por jo vetëm kaq.
Po mendoj se para së gjithash, dhuna duhet të shmanget. Por kjo nuk është aq e lehtë sa thuhet.
Në disa aspekte ajo është bërë akoma më komplekse. Unë do të thoja se qeveria e Maqedonisë do të duhej të shikonte për një lloj akomodimi, për një lloj marrëveshjeje për ndarje pushteti, qoftë edhe në nivelin lokal.
Po ashtu, ajo mund të përfshijë jo vetëm një fraksion të komunitetit shqiptar, por të gjithë komunitetin shqiptar, pasi mbi të gjitha sipas marrëveshjes së Ohrit, nëse do të duhen ndryshime të mëdha kushtetuese, duhet një shumicë e qartë e shqiptarëve për të qenë në favor të tyre.
Pra, mbi të gjitha, ajo që duhet bërë, është një politikë më përfshirëse.
E dyta, duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit dhe, e treta, po aq e rëndësishme, mënyra e bërjes së reformave demokratike, tolerancës dhe reformat e ekonomisë së tregut, duhen bërë me një sens më të madh angazhimi se deri më sot.
Nga komentet dhënë për radion BBC
Nga: Gabriel Partosh