Prodhuesi gjerman i automjeteve, Audi, planifikon tė bėjė pėr vete amerikanėt e pasur, tė cilat sipas traditės blejnė BMW, Mercedes e Lexus.
Edhe pse në asnjë pikëpamje nuk mbetet prapa tyre, Audi në Amerikë nuk e gëzon imazhin si BMW apo Mercedes, që drejtpërsëdrejti ndikon edhe në shitje, me fjalë tjera, shumica e blerësve me para të njëjta do të blejnë automjetet e dy prodhuesve tjerë para Audisë.
Natyrisht, në Evropë Audi nuk duhet të luftojë me paragjykime të tilla, prandaj kryeministrat, kryetarët, biznesmenët, kriminelët dhe të gjithë tjerët shumë me qejf vozisin automjetet e kësaj marke.
Audi megjithatë veçmë ka atutë e vetë, me të cilët do të luftojë për pjesën e vet të tortës në Amerikë, derisa po përgatitë edhe tjerë. Modelet Q7 e A5 definitivisht tërheqin vëmendjen, sepse mund të quhen automjete lifestyle, e këtu është modeli fantastik R8.
Së shpejti arrin edhe SUV-i kompakt, i cili në mënyrë hierarkike do të pozicionohet nën Q5-shin e paraqitur. Në mënyrë logjike, ai do të emërohet Q3, por ekziston mundësia që për tregun amerikan do të merr një emër të ri, për shkak të marrëveshjes me Nissan-in që shenja Q mund të përdoret vetëm në Q7 e Q5. Në fakt, brendi i Nissan Infinity tek modelet e saj qysh moti e përdorë këtë shenjë.
Në plan është edhe versioni kabriolet i modelit R8, me të cilin prodhuesi gjerman do të ketë ofertë me të vërtetë joshëse, madje edhe për amerikanët ...