E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Njė homazh qytetar pėr Entelėn
Njė homazh qytetar pėr Entelėn
Njė homazh qytetar pėr Entelėn
Si rrallė ndonjėherė njė debat i mohuar pėr t'u realizuar nė dritaret mediatike televizive, pėr shumė arsye, ėshtė spostuar nė disa rrjete online interneti ku bashkėbisedues tė ndryshėm, prej mė shumė se katėr ditėsh, pėrqėndrohen tek censura nė media e humbjes sė jetės sė Entela Hyskos, nė aksidentin tragjik para disa ditėve mė parė, ku humbi jetėn edhe presidenti i "Top Media"-s, Dritan Hoxha.

Ndoshta si rrallë ndonjëherë në këto biseda interneti nuk ka debat, por ka vetëm një palë të rinj dhe të reja që thuajse në unison, denoncojnë hipokrizinë e atyre që donin të fshihnin humbjen e jetës së 28-vjeçares dhe nga ana tjetër bërtasin me deklarata të çjerra qaramane, dhe të përmjera në emër të lirisë së medias, e shndërruar prej tyre në një autocensurë të neveritshme, ku për hir të interesave të momentit dhe të xhepit mohohet deri edhe jeta njerëzore, mohohet edhe ajo që është më sublime.

Mjafton të shikosh sado pak nivelin e këtyre bisedave internetore, për të kuptuar distancën e madhe qytetare, kulturore dhe njerëzore mes debatuesve të tyre dhe deklaratës të tipit të kooperativave bujqësore të një shumësie njerëzish që mendojnë se duke mbledhur sa më shumë firma rrogëtarësh në këtë fund 15 ditëshi, mund të besojnë se e drejta është në anën e tyre. Ka një distancë të madhe sot mes elementëve të qytetarisë së këtij vendi dhe hartuesve të asaj deklarate të turpshme të dy ditëve më parë, që u ngjante atyre kooperativistëve që identitetin e tyre e njehsonin me kuintalët e preshit që kishin mbledhur në fund të ditës, gjatë punës në kooperativën bujqësore. Ky kontigjent po rrezikon të na kthejë shumë vite pas, atëherë kur emri nuk ishte vlerë, por thjesht një numër. E vështirë të kujtohet se kush ishte i 5-ti në atë listë, por dihet që ishte dikush, sikurse dikush që nuk identifikohej me emrin e tij, por me numrin 60, 70, 77 apo 107. Bolshevizmi mbi menshevizmi - ky është mesazhi qesharak që kërkohej të përçohej mes shumësisë së shumë numrave, që të gjithë së bashku nuk bëjnë asnjë.

Nga zëri i atyre bisedave internetore kuptohet qartë se shoqëria jonë, pavarësisht njerëzve-numra, është një shoqëri vlerash. Është një shoqëri vlerash, e cila kodin e saj moral e bazon tek ligjet universale njerëzore dhe jo tek ligjet apo raportet punëdhës-punëmarrës. Mjafton të lexosh këto biseda internetore, për të kuptuar se pavarësisht se 28-vjeçares Entela Hysko që humbi jetën në aksidentin tragjik iu mohua edhe e drejta për një homazh njerëzor dhe civil nga kolegët e saj të punës, atë homazh ajo po e merr çdo ditë nga qindra e mijëra njerëz që, përmes këtyre bisedave internetore, solidarizohen me familjen e saj në këtë dhimbje.

Familja e saj e ka dëgjuar këtë zë, ndonëse me vonesë. E ka dëgjuar përmes publikimit në ato media që qëndrojnë jashtë rrethit të monopoleve mediatike dhe që janë më pranë njerëzve. E ëma e Entelës, Nazimeja, na falenderoi nga zemra kur tre ditë më parë i dërguam asaj gazetën ku ishte botuar fotoja e Entela Hyskos. "Më në fund, dikush u kujtua", u shpreh ajo. Ndërsa përmes lotëve na tha se shumë të afërm e qytetarë i dërgonin mesazhet e tyre përmes telefonit. "Si kanë reaguar njerëzit? Ja e marrin gazetën e puthin foton e Entelës dhe na marrin në telefon për të na ngushëlluar", shprehet ajo. Në këtë dhimbje ka një ngushëllim pasi e gjithë shoqëria, me përjashtin të njerëzve-numra, është pranë tyre në këtë dhimbje.


Publikuar: 04.06.2008 02:31:58
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Homazh, qytetar, Entelen, aksidentin, tragjik,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Golgota shqiptare ndėr shekuj Golgota shqiptare ndėr shekuj
Gorbaēovi analizon fraksionet: Gorbaēovi analizon fraksionet: "Si dėshtoi teoria e Trockit"
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Familja Ēoku: Si falėm dėshmitarėt e diktaturės Familja Ēoku: Si falėm dėshmitarėt e diktaturės
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki
Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
Tė burgosurit qė kthyen nė Akademi, qelitė e ndyra tė diktaturės Tė burgosurit qė kthyen nė Akademi, qelitė e ndyra tė diktaturės
Willson: Prishet Lidhja e Kombeve nėse nuk zgjidhet drejt ēėshtja e Adriatikut Willson: Prishet Lidhja e Kombeve nėse nuk zgjidhet drejt ēėshtja e Adriatikut
Antikomunisti qė i kėrkoi Kongresit Amerikan, pavarėsinė e Kosovės mė 65-n Antikomunisti qė i kėrkoi Kongresit Amerikan, pavarėsinė e Kosovės mė 65-n
Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės
Google Yahoo MSN