Mėngjesin e datės 23 Maj 2008, vdiqėn nė njė aksident presidenti i "Top Medias", Dritan Hoxha, dhe punonjėsja e "Top Medias", 28-vjeēarja Entela Hysko. Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė u shprehu tė dy familjeve ngushėllimet mė tė sinqerta dhe solidaritetin njerėzor mė tė lartė. Sėrish, Partia Demokratike u shpreh familjeve tė tė dy viktimave ngushėllimet mė tė thella. Sipas John Dane, vdekja e ēdo njeriu tė pakėson, sepse i pėrket njerėzimit.
Por, Partia Demokratike, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga "Top Media" dhe disa simotrave të saj të lajmit të vdekjes tragjike të bashkëpunëtores së tyre, Entela Hysko, si një akt primitiv, çnjerëzor dhe të pashembullt.
Partia Demokratike u kujton këtyre censorëve të rinj se vdekja e një njeriu në një shoqëri të lirë, nuk mund të jetë kurrë sekret. Vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Mirëpo, punonjësja e "Top Channel"-it, 28-vjeçarja Entela Hysko, nuk vdiq në Korenë e Veriut, as dhe në skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq në mes të bulevardit të Tiranës, së bashku me idhullin tuaj, për të cilin u veshët me të zeza, derdhët lot, hodhët me qindra karafila dhe asnjë për Entelën, që e gjallë do të derdhte ndoshta lotë më shumë se ju për padronin tuaj. Kishte dhe ajo një nënë, që ndoshta ju kishte pritur shumë herë, një baba që nuk ishte biznesmen, por ishte emigrant.
Ajo ishte një vajzë shqiptare, bashkëpunëtore e juaja, që kishte ndarë me ju festime, hidhërime dhe gëzime, ndërsa ju nuk guxuat as për së vdekuri të shqipëronit emrin e saj. Ju qofshit! Entela bëri vetëm një gabim, që vuri këmbën në makinën e pronarit tuaj, por këtë ajo e pagoi me jetën e saj të re, kurse ju menduat se do të mund të mbulonit, të fshihnit vdekjen e saj me terrin informativ, me censurë. Ju, në këtë mënyrë, censuruat aktin më madhor, më sublim të njeriut, censuruat lajmin më tragjik të të gjitha lajmeve, atë të vdekjes së një njeriu, censuruat lajmin e vdekjes së shoqes suaj.
Ju qofshit, Zoti ju ndjeftë! Keni kryer një akt profanie të tmerrshëm, keni përdhosur kodin e vdekjes. Jo vetëm varrin, por edhe kufomën e shoqes suaj. Nga skifter të fjalës së lirë që duhet të ishit, u shndërruat në kukuvajka të zeza të mjerimit të saj. Al Kapone do t'ju kishte dekoruar me urdhrin më të lartë të sojit të tij, kurse për të gjithë ata që i thonë lirisë liri, nënës nënë, vajzës vajzë, ju që censuruat këtë lajm, keni dëshmuar me aktin tuaj barbar, çnjerëzor, se jeni kulmi i censurës, top turpi apo turp media.
Në rast se në ndërgjegjen tuaj ka mbetur qoftë edhe një grimcë njerëzore, bëhuni njerëz e i kërkoni ndjesë publike ish-shoqes suaj, kërkojini ndjesë familjes së saj, kërkojini ndjesë Entela Hyskos! Sado që të mos e keni dashur, ajo nuk është më. Kërkojuni ndjesë të gjithë shqiptarëve që e kanë të shenjtë lirinë e fjalës, që e kanë të paprekshëm kodin e vdekjes! Zoti ju ndihmoftë!
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë