Aktorja Ashley Judd ka thėnė se ka vendosur ta ngrit zėrin kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, pasi konsideron se ka ngecje nė luftimin e kėtij problemi dhe ka shtuar se duhet tė ndizen motorėt dhe Kombet e Bashkuara tė ndihmojnė nė luftimin e kėsaj dukurie.
"E di se ka shumë të pathëna dhe të thëna për ata që kanë ndihmuar. Mendoj se dikush do të bashkohet me mua dhe ta ndihmojmë kështu KB-në për ta luftuar këtë dukuri", ka thënë aktorja gjatë një konference për shtyp nga selia e KB-së.
Judd ka fituar dy herë "Golden Globe" për dy rolet e saj në filmat "De-Lovely" dhe "Kiss the Girls". Ajo po ashtu ka ndihmuar në luftimin e AIDS-it duke qenë ndihmuese në shumë fushata të organizuara nga shoqatat joqeveritare në SHBA.