E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Ivanka Trump, nė gjurmėt e tė atit
Ivanka Trump, nė gjurmėt e tė atit
Ivanka Trump, nė gjurmėt e tė atit
Ėshtė e bukur, ambicioze dhe njė biznesmene e zonja Ivanka Trump, vajza 26-vjeēare e manjatit amerikan Donald Trump. Pėr mė tepėr, ėshtė e re, inteligjente dhe ka arritur tė diplomohet shkėlqyeshėm nė Universitetin e Pensilvanisė. Pėr revistėn e famshme ekonomike "Forbes", Laureta Ivanka Tramp udhėheq edhe klasifikimin e dhjetė trashėgimtareve mė sensuale nė botė.

Ivanka, e cila aktualisht është zëvendëspresidente e Agjencisë së Pronave të Patundshme, pjesë e shoqërisë së të atit "Trump Organisiation", tregon se nuk i trembet botës së egër të biznesit që dominohet vetëm nga meshkujt. Ajo ka si qëllim të ecë sa më lart. Zyrat e familjes Trump gjenden në katin e 25-të, në kullën "Trump" në bulevardin "Fifth Avenue" në Nju Jork, në oazin e qetësisë. Në të majtë ndodhet një sallë gjigante mbledhjesh plot karrige të bukura lëkure, ndërsa në të djathtë një pikturë e madhe me pamje nga parku i gjelbër i qytetit. Përballë, dy asistente tregojnë se zonjusha Trump nuk ndodhet aty për të dhënë intervistën, pasi ka shkuar në qendër të qytetit për disa punë të lidhura me biznesin.

Ivanka është një vajzë 26 vjeçe, me një buzëqeshje rrezatuese, flokë bionde që shkëlqejnë, me gjoks të madh (të bërë me silikon sipas thashethemeve), këmbë tmerrësisht të gjata dhe mban veshur një kostum të bukur, të zgjedhur me mjaft kujdes. Duket tamam si versioni perfekt i një biznesmeneje. Por, për të është vërtet kështu. Si vajza e biznesmenit më të famshëm të Amerikës, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shfaqjeve të famshme publike, apo marrëveshjeve të ndryshme të bëra nga i ati. Njëlloj si i ati, ajo duket se e ka në gjak punën e biznesit. "Puna në shoqërinë imobiliare më pëlqen shumë, e kam në gjak. Unë jam rritur në zona në ndërtim. Pjesën më të madhe të fundjavave në fëmijërinë time e kaloja me gjyshin apo me babanë hipur mbi ekskavator", tregon. Pas studimeve në një nga shkollat më të famshme për biznes në Amerikë, Ivanka u bë pjesë e shoqërisë që zotëronte familja e saj.

Sot, katër vjet më vonë, ajo është zëvendëspresidente e një shoqërie imobiliare që merret me ndërtime dhe blerje e që ka në ngarkim 33 zona në ndërtim në të gjithë botën, duke u bërë kështu personi më i ri që drejton një kompani të tillë në Amerikë. Por, përveç punës në shoqërinë e saj imobiliare, Ivanka ka nxjerrë në treg edhe një koleksion të sajin me bizhuteri. Është e qartë në mendime, e sinqertë dhe ndihet shumë mirë me pozicion dhe përgjegjësitë që "mban" mbi shpinë. "Isha shumë në brendësi të gjërave kur iu bashkova shoqërisë ‘Trump Organization‘. Por, sigurisht që është punuar shumë për të arritur deri këtu", thotë ajo duke buzëqeshur. Larg nga koha kur qëndronte në hije nga fama e të atit të saj, Ivanka shumë shpejt zuri vendin që i takonte, duke fituar reputacionin e një vajze me dinjitet dhe përkushtim, gjë që rrallë i karakterizon trashëgimtaret amerikane.

Pjesën më të madhe të ditëve ajo ngrihet në orën gjashtë të mëngjesit, udhëton vazhdimisht dhe shkon shpesh në zyrë edhe të dielave, vetëm për t‘u "çlodhur" paksa. Ivanka tregon se sekreti për të qëndruar gjithmonë në formë për gjithçka është një asistente e mirë. Trashëgimtarja amerikane thuajse nuk e frekuenton fare jetën e natës. "Jo se nuk më pëlqen të shkoj jashtë të dëfrehem e të kërcej në fundjavë, por nuk dua të shtrihem mbi tavolina duke pirë deri në katër të mëngjesit, kur në orën 07.00 duhet të shkoj në zyrë", tregon. Për sa i përket jetës së saj private, vajza e Donald Trump është e lidhur me Jared Kushner, pronarin 27-vjeçar i

"The New York Observer". Ivanka punon bashkë me dy vëllezërit e saj, Donald Jr., 30 vjeç dhe Erik 24, por duket se është pikërisht ajo "xhevahiri" i familjes Trump. Përveçse e zonja në të folur dhe në të kthyer përgjigje, Ivanka është edhe një vajzë mjaft fotozhenike. "Një nga eksperiencat e mia më të këndshme ishte kur po kaloja afër një kioske ku shiteshin gazeta dhe e pashë veten në kopertinën e dy revistave më të famshme ‘Forbes‘ dhe ‘Stuff‘", thotë. Por kudo që ta shihni duhet të kini parasysh se është një vajzë shumë e shtrenjtë për imazhin e saj, qoftë me bikini apo kostum zyre. Sipas zërave që qarkullojnë, thuhet se zonjusha Trump dërgon çdo javë ndihmësen e saj për t‘i lyer thonjtë statujës së saj prej dylli në muzeun "Madame Tussauds" në Nju Jork.

Eh, në fund po flasim për vajzën e gruas, që revista "Hello" i kushtoi plot 27 faqe dhe burrit që e ka menaxhuar aq mirë pasurinë e tij, duke u kthyer në perandorin e Amerikës. "Dikush mund të mos e vlerësojë sepse jam e re, bionde ose femër, por të gjitha këto duhen përdorur si avantazh. Hidhi një sy këtyre", tregon, duke e drejtuar gishtin në një grumbull të madh revistash ku shfaqet brenda mureve të zyrës. "Shpesh bëj shaka me vëllezërit e mi, duke u thënë se nëse ata do të ishin në kopertinën e revistave të meshkujve, jam kurioze të di si do të shiteshin ato. Pra, nga ky aspekt, është një avantazh". Por, megjithatë, të ecë në gjurmët e të atit nuk është e thjeshtë. "Kanë besim tek unë. Im atë është shumë i rreptë, ashtu si ime më, por kjo gjë nuk më shqetëson". Ivanka tregon se Donaldi nuk i bën kurrë ndere, megjithatë ai kurrë nuk i kursen përkëdheljet për të. Në fakt, që kur ajo ka nisur të merret me biznes, marrëdhënia e tyre është më e mirë se kurrë. "Ai nuk është llafazan, por gjithmonë kemi se çfarë të bisedojmë me njëri- tjetrin".

Ivanka e vlerëson shumë edhe të ëmën. "Ajo është një negociatore shumë mirë, e motivuar dhe me mjaft energji. Ata plotësonin njëri-tjetrin". Megjithatë, akoma janë të përfshirë në jetët e njëri-tjetrit. Pavarësisht divorcit të tyre të bujshëm në vitin 1991, pas marrëdhënies së Donaldit me bukuroshen Marla Maples, ai ishte i ftuar edhe te martesa e saj e fundit. Por lind pyetja se si do të "ecë" Ivanka njëzetë e ca vjeçare në botën e biznesit, të dominuar nga burra pesëdhjetë e ca vjeçarë. "Nuk kam frikë që jam femër, apo që vesh kostume rozë në punë. I kam vënë vetes një qëllim dhe kam vendosur t‘i shkoj deri në fund, pavarësisht vështirësive". Jeta e Ivankës vërtet që është e ndryshme nga e jona, por ajo që duhet pasur zili është ambicia që e karakterizon. "Nuk më ka shkuar kurrë ndër mend se meqë kam gjithçka nuk duhet të punoj.

Gjithmonë ka diçka më të mirë, më të madhe dhe më të bukur se ajo që ti bën. Për këtë arsye duhet të kërkosh". Duke e parë në zyrën e saj rrezatuese, me jetën luksoze dhe pamjen prej engjëlli, kjo është e vështirë për t‘u besuar.


Publikuar: 04.06.2008 04:52:37
Lexuar: 83 herė
Fjalėt kyēe: Bukur, ambicioze, zonja, Ivanka, Trump, gjurmet, atit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Grekėt tradhtojnė amerikanėt pėr Bashkimin Sovjetik Grekėt tradhtojnė amerikanėt pėr Bashkimin Sovjetik
Llesh Topallaj, si humbi jetėn pėr tė shpėtuar Zogun heroi i parė i Gardės Kombėtare Llesh Topallaj, si humbi jetėn pėr tė shpėtuar Zogun heroi i parė i Gardės Kombėtare
Periodizimi i lėvizjes kombėtare Periodizimi i lėvizjes kombėtare
Fidel Castro Fidel Castro
Nuk kam pėr ta harruar gardianin, qė mė pėrqafoi si vėlla Nuk kam pėr ta harruar gardianin, qė mė pėrqafoi si vėlla
Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Tragjedia e Chernobyl-it Tragjedia e Chernobyl-it
Dhjetor ’91, kur Nano kėrkonte qeveri me Berishėn Dhjetor ’91, kur Nano kėrkonte qeveri me Berishėn
Profesori qė provoi edhe burgun, dhe jetėn akademike amerikane Profesori qė provoi edhe burgun, dhe jetėn akademike amerikane
Gazetari amerikan: Gazetari amerikan: "Ju tregoj Byronė Politike tė vitit 1984"
Google Yahoo MSN