Zhvillimi ekonomik dhe proceset integruese janė prioritet i Qeverisė sė Kosovės. Pėr tu arritur kjo Kosova duhet tė jetė njė vend atraktiv pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja nė vend. Kėshtu thanė zyrtarėt mė tė lartė vendorė sot nė hapjen e panairit tė pėrgjithshėm ndėrkombėtar Prishtina 2008.
Në hapjen solemne të panairit mori pjesë udhëheqja me e lartë e Republikës së Kosovës. Me këtë rast presidenti Fatmir Sejdiu, tha se panairi i sotëm është promovim i vlerave prodhuese të Kosovës dhe garantoi komunitetin e biznesit kosovar që institucionet do të jenë mbështetëse dhe promovuese të politikave të reja të zhvillimit më dinamik të Kosovës.
Zhvillimi ekonomik i një vendi është i pamundur pa një ambient të mirëfilltë ekonomik si parakusht për investime serioze të investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, tha kryeministri Hashim Thaçi i cili premtoi se Qeveria e Kosovës do të përkrah proceset integruese dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të inkurajojë komunitetin e biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Panairi " Prishtina 2008" është panair tradicional i cili përkrah zhvillimin e bizneseve vendore dhe integrimet ekonomike. Në panair po marrin pjesë mbi 100 prodhues vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët prodhimet e tyre do ti ekspozojnë deri me 6 qershor.