Me ardhjen e stinės sė verės dhe me rritjen e temperaturave, specialistėt e mjekėsisė japin edhe kėshillat e nevojshme pėr gratė shtatėzėna, tė cilat gjatė kėtij sezoni hasin vėshtirėsi tė shumta. E njohur pėr mjekėsi mjaft tė zhvilluar, Turqia ka vėnė nė qendėr tė vėmendjes kėtė fenomen.
E specializuar mbi sëmundjet e grave, doktoreshë Nagihan Gyler në Spitalin Bahar në Stamboll, thekson se gratë shtatëzëna në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë udhëtime të gjata me makinë që zgjasin më shumë se dy orë. Sipas saj, qëndrimi në një vend pa lëvizuar, ndikon në ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, shton dhimbjet e mesit dhe lodhjen. Për këtë, grave shtatëzëna ju duhet që të paktën një herë në dy orë kur udhëtojnë me automjet, duhet të zbresin dhe të ecin për disa minuta në këmbë.
Doktoresha shpjegon se gratë shtatëzëna në javët e fundit nuk duhet që të bëjnë udhëtime të gjata pasi këto përmbajnë edhe rreziqe më vete. Udhëtimet e gjata shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet. Ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, shkakton vështiresi në frymëmarrje, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me uljen e nivelit të oksigjenit që shkon tek fëmija. Për këtë, gratë shtatzëna duhet që patjetër një herë në dy orë udhëtim të ndalojnë dhe të çlodhen, të ecin disa minuta në mënyrë që të nxisin qarkullimin normal të gjakut.
Gjithashtu, edhe gjatë qëndrimit në automjet, shpesh herë duhet që të lëvizin këmbët në trajtë ushtrimesh. Përsa i ëprket atyre që janë të detyruara të udhëtojnë me mjete transporti publik si autobus, tren etj, duhet që patjetër, para se të nisen për udhtëim të marrin me vete numrat e telefonit të qendrave spitalore te gjendura përgjatë rrugës nga do të kalojnë. Gjatë këtij lloj udhëtimi, duhet që nënat para se të hypin në autobus, të mos hanë ushqime të rënda, por sa më të lehta dhe të shoqëruara nga fruta.
Lidhur me përdorimin e rrypit të sigurimit, gratë shtatëzëna duhet që ta vënë atë me doemos sipas kushteve të përcaktuara. Ai duhet të vihet në pjesën e poshtme të barkut, që në rast frenimi të mod shtrëngohet fëmija.