|
Ekonomik pėr librin Guinnes
Ēifti australian, John e Helen Taylor, do tė mbesin tė regjistruar nė Librin e rekordeve Guinnes si vozitės tė automjetit serik me shpenzimin mė tė vogėl mesatar.Nė shoqėri tė rekorderėve ėshtė edhe Peugeot 308, seria e fundit e kompaktit francez. Gjatė rrugėtimit 25-ditor nėpėr bregdetin Australian ēifti Taylor, me automjetin e tyre Peugeot, kanė kaluar 14.500 kilometra dhe mesatarisht kanė shpenzuar vetėm 3.1 litra nė 100 kilometra.
Me fjalë tjera, me një mbushje të rezervarit me kapacitet prej 60 litrash karburant kanë arritur të kalojnë madje 1.917 kilometra. Automjeti ka qenë Peugeot 308 HDi 110 i cili është vënë në lëvizje me motorin 1.6- litërsh turbodizel.
Sipas të dhënave zyrtare, motori me fuqi prej 109 KF në 308 mesatarisht shpenzon 4.7 litra në 100 km. Me këtë sukses Peugeot 308 në listën e automjeteve më ekonomike ka trashëguar paraardhësin e vet, modelin 307.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|