E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > TEC-i me qymyr, grekėt kėrkojnė Porto Romanon
TEC-i me qymyr, grekėt kėrkojnė Porto Romanon
TEC-i me qymyr, grekėt kėrkojnė Porto Romanon
Qeveria shqiptare ka deklaruar se ėshtė nė procesin e seleksionimit tė dy projekteve qė parashikojnė ndėrtimin e njė TEC-i me qymyr me kapacitet 500-800 megavat nė Porto Romano, nė periferi tė Durrėsit.

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së djeshme në një takim përfaqësuesit e konsorciumit “RWE”, “PPC” dhe “Titan”, një grup i përbërë nga kompani të njohura për projektet energjitike dhe kompani që kanë nisur tashmë një eksperiencë investimi në Shqipëri.

Grupi “RWE”, “PPC” dhe “Titan”, prezantoi projekt-propozimin për ndërtimin e një Termocentrali me lëndë të parë, qymyr. Projekti energjitik me kapacitet prodhues 500-800 megavat, është parashikuar të ndërtohet në Porto Romano, në periferi të qytetit të Durrësit. Konsorciumi “RWE”, “PPC” dhe “Titan” u përfaqësua në këtë takim nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës Publike të Energjisë së Greqisë (PPC), Takis Athanasopoulos.

Berisha u ka bërë të ditur investitorëve, se edhe kompania “ENEL” ka propozuar të njëjtin projekt. Zgjedhja e projektit fitues, sipas Berishës, do të vlerësohet në bazë të kritereve ambientaliste, teknologjike dhe kriterit të radhës.

***
Projekti i TEC-it me qymyr të paraqitur gjatë ditës së djeshme nga drejtori i kompanisë “Titan” në qeverinë shqiptare, ishte parashikuar që të ndërtohej nga kompania shtetërore greke e Energjisë, kompania gjermane “RWE” dhe kompania greke e Çimentos "Titan", në zonën e Kavallës, në Verilindje të Greqisë.

Por pas rezistencës të fortë që bëri komuniteti i kësaj zone për mosngritjen e këtij TEC-i, që është një burim i madh ndotje dhe sëmundjesh për shëndetin, konsorciumi u tërhoq.

Vetë kompania greke e Energjisë bëri të ditur se ky ishte një shans i humbur për Greqinë dhe tashmë ky konsorcium do detyrohet që ta ndërtojë këtë TEC në Shqipëri. Edhe opozita e majtë në shtetin fqinj ka deklaruar se ka qenë ajo iniciatore e anulimit të këtij projekti, që mbart kosto të mëdha ambientale dhe shëndetësore për banorët e zonës së Kavallës dhe gjithë Greqisë.

Por është për t'u çuditur fakti që, megjithëse ka hasur një rezistencë të fortë në shtetin fqinj, ky konsorcium e ka bërë fakt të kryer ngritjen e këtij TEC-i me një fuqi tepër të madhe në Shqipëri.


Aksionet e konsorciumit

51% kompania gjermane “RWE”

39% kompania shtetërore greke e Energjisë

10% kompania greke e çimentos “Titan”



Publikuar: 05.06.2008 00:01:09
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: TEC, qymyr, grekėt, kėrkojnė, Porto, Romanon,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Mbi 20 milionė turistė nė vit vizitojnė Turqinė Mbi 20 milionė turistė nė vit vizitojnė Turqinė
Llogari fiskale me shumė tė harxhuar tė prodhimeve vendore Llogari fiskale me shumė tė harxhuar tė prodhimeve vendore
Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase
Holanda e interesuar tė investojė nė Kosovė Holanda e interesuar tė investojė nė Kosovė
800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane 800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane
6 muajt e fundit cmimet jane rritur me 14 % 6 muajt e fundit cmimet jane rritur me 14 %
Dėnohet njė kompani spekuluese Dėnohet njė kompani spekuluese
Vendimi i OPEK-ut ėshtė masė Vendimi i OPEK-ut ėshtė masė "antitregtare"
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare
Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit
Google Yahoo MSN