Kombet e Bashkuara thonė se do tė nevojiten 15 deri nė 20 miliardė dollarė pėr tė ndalur prirjen e rritjes sė ēmimit tė ushqimeve, qė i ka ēuar miliona tė varfėr tė botės nė prag tė urisė.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon u bëri thirrje vendeve që marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë për ushqimin që po mbahet në Romë, të punojnë së bashku dhe të angazhohen energjikisht për të luftuar krizën.
Në takim foli gjithashtu Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, i cili u bëri thirrje vendeve të ndryshme ti heqin pengesat tregtare, të cilat ai i cilësoi si një ndër faktorët për rritjen e ndjeshme të çmimit të ushqimit, njofton Zëri i Amerikës.
Ndërkohë, Drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit, Josete Sheran, tha se donacionet e reja do ta ndihmojnë agjencinë të sigurojë ushqime për 75 milionë vetë në 60 vende të ndryshme të botës.