E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Xhorxh Soros: Ēmimet e naftės janė spekulative
Xhorxh Soros: Ēmimet e naftės janė spekulative
Xhorxh Soros: Ēmimet e naftės janė spekulative
Investitori miliarder, George Soros, deklaroi para Kongresit Amerikan, se “njė flluskė po fryhet nė bursat ndėrkombėtare” dhe se nafta e ēmimet e mallrave tė tjera nuk duhet tė jenė njė aset i ligjshėm pėr investitorėt institucionalė.

Ai deklaroi para një Komiteti të Kongresit se rritja e çmimeve të naftës janë rezultat i disa ndryshimeve strukturore, por aftësia e institucioneve financiare për të investuar në tregjet “futures”, e ka ekzagjeruar çmimin, duke krijuar një flluskë në tregun e naftës.

“Unë e shoh blerjen e mallrave në bursa, që po ndodh në ditët tona, si shenjat e para të një krize të ngjashme me portofolet e sigurimeve, që solli rënien e madhe të bursave në vitin 1987”,- deklaroi Soros.

“Në të dyja rastet, institucionet po peshojnë në njërën anë të tregut dhe ata kanë peshë të mjaftueshme për ta ç’balancuar atë. Nëse tendenca ndryshon dhe institucionet- si grup- vendosin të dalin nga tregu, siç bënë në vitin 1987, do të ketë një kolaps”.

Komentet e Sorosit, i cili drejton një fond investimesh prej 17 miliardë dollarësh, duket se do të hapin debat mbi rolin e spekulantëve - përfshirë fondet e investimeve dhe ato të pensioneve në rritjen e kostos së energjisë dhe ushqimeve. Vetë Fondi i Sorosit refuzoi të deklaronte se çfarë pozicioni po mbante në treg aktualisht.

Qeveritë dhe zyrtarë të tjerë mendojnë se rritja e çmimeve është kryesisht pasojë e kërkesë-ofertës të kombinuar me zhvlerësimin e dollarit. Megjithatë, disa politikanë besojnë se një mur parash ka hyrë në tregjet e mallrave dhe është bërë një faktor kyç. Kongresi Amerikan ka hapur hetime mbi këtë çështje.

Sorosi deklaroi gjithashtu, se “kolapsi në tregun e naftës nuk është shumë pranë”. Megjithatë, ai tha se është mirë që të diskurajohen investimet në tregjet e mallrave, si mënyrë për të shmangur krizën.



Publikuar: 05.06.2008 00:21:59
Lexuar: 71 herė
Fjalėt kyēe: Xhorxh, Soros, ēmimet, naftės, spekulative,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Qeveria amerikane ndihmon pronarėt e shtėpive nė krizė Qeveria amerikane ndihmon pronarėt e shtėpive nė krizė
"Ēmendet" ēmimi i naftės
Britania dhe Italia, bien dakord pėr zhvillimin e energjisė bėrthamore Britania dhe Italia, bien dakord pėr zhvillimin e energjisė bėrthamore
Besimi ndau mirėnjohje me rastin e Ditės sė minatorėve Besimi ndau mirėnjohje me rastin e Ditės sė minatorėve
Njė delegacion i EBRD-sė nė Shkup Njė delegacion i EBRD-sė nė Shkup
Maqedonia paralajmėroi 4 miliardė euro investime nė infrastrukturė Maqedonia paralajmėroi 4 miliardė euro investime nė infrastrukturė
EVN shkyē nga rrjeti fshatin Sveta Petkė EVN shkyē nga rrjeti fshatin Sveta Petkė
Dollari nė nivelin mė tė lartė tė dy javėve Dollari nė nivelin mė tė lartė tė dy javėve
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore 15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore
Google Yahoo MSN