E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Gara pėrfundoi, Obama vėshtron pėrpara
Gara pėrfundoi, Obama vėshtron pėrpara
Gara pėrfundoi, Obama vėshtron pėrpara
Gara ndėrmjet Barak Obamės dhe Hillari Klintonit pėrfundoi. Qė ajo nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen, nuk luan ndonjė rol. Se kush ka fituar dihet dhe Senatori nga Illinois ka festuar mbrėmė. Askush nuk beson se super-delegatėt, tė cilėt kaluan nė numėr tė madh nė kampin e Obamės, do ta ndryshojnė mendimin edhe njė herė.

Zgjedhjet në SHBA

Gara ndërmjet Barak Obamës dhe Hillari Klintonit përfundoi. Që ajo nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen, nuk luan ndonjë rol. Se kush ka fituar dihet dhe Senatori nga Illinois ka festuar mbrëmë. Askush nuk beson se super-delegatët, të cilët kaluan në numër të madh në kampin e Obamës, do ta ndryshojnë mendimin edhe një herë.

Hillari Klinton, siç duket, e ka kuptuar këtë tani. Por, reagimi i saj tregon se ajo nuk do që t’ia diktojë njeri momentin e tërheqjes. Ajo do ta përfundojë fushatën e saj zgjedhore me kokën lart. Dhe pse jo. Por tani duhet të nxjerrë përfundime nga rezultati. Ajo duhet të pushojë së kërkuari metoda llogaritjeje që ta tregojnë si fitimtare. Barak Obama ka shumicën e delegatëve, dhe kjo është ajo që vlen. Të martën në mbrëmje ai u tregua bujar dhe lëvdoi meritat e rivales së tij. Në fakt, ata të dy bënë që 35 milionë amerikanë të jepnin votat në votimet parazgjedhore. Dhe kjo meriton respekt.

Por Klinton nuk duhet ta stërmundojë durimin e Obamës dhe të Partisë Demokrate. Nëse Hillari Klinton këmbëngul për një votim garë në Kongresin e Emërimit në gusht, në Denver, nuk do të shkatërronte vetëm reputacionin e saj. Historia e ka treguar, një votim garë, dëmton partinë dhe rrezikon fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Radhët duhen ngjeshur shpejt dhe Klinton duhet ta bëjë këtë. Ajo duhet të bindë simpatizantët e saj, se interesat e tyre përfaqësohen po aq mirë nga Barak Obama. Sepse për këtë nuk ka dyshim. Në tema, pak gjë i ndan ata të dy. Ata duan t´i japin fund luftës në Irak, të kujdesen për shërbime më të mira shëndetësore dhe për arsimim më të mirë për amerikanët, t’i japin përsëri hov ekonomisë dhe të përmirësojnë imazhin e SHBA-ve në botë.

Që Barak Obama nuk ka nevojë të fshihet nga rivali i tij Xhon MakKein, e ka treguar këtë mbrëmje. Në një fjalim të mrekullueshëm, ai bëri apel për unitetin e amerikanëve, se janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta për të kapërcyer problemet. Por akoma Obama nuk është President. Fitoret e Hillari Klinton në Ohio dhe Pensilvani, në Kentaki, në Florida dhe në Sauth Dakota i kanë treguar atij se ka akoma punë për të bërë, n.q.s do t´i bindë shtresat e zgjedhësve, të cilët deri tani janë ndjerë më të sigurt tek Hillari Klinton: gratë, punëtorët, të moshuarit dhe njerëzit me orgjinë latino-amerikane.

Por e qartë është se për herë të parë në histori, një afro-amerikan ka shansin për t’u bërë President i SHBA-ve. Vetëm për këtë, amerikanët e kanë merituar që bota pas shumë vitesh t’i vështrojë përsëri me respekt.

Autorja është korrespondente në Uashington e radios gjermane "Deutche Welle"

Nga: Cristina Bergman


Publikuar: 05.06.2008 00:38:14
Lexuar: 87 herė
Fjalėt kyēe: Gara, ndermejt, Obmes, Klintonit, perfundoi, veshtron, perpara,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Dilemat shqiptare ndaj euros: tė ndėshkuar apo privilegjuar? Dilemat shqiptare ndaj euros: tė ndėshkuar apo privilegjuar?
Pėr sa konflikte kemi nevojė? Pėr sa konflikte kemi nevojė?
Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme? Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme?
Qė ėndrra tė mos vijė e vdekur! Qė ėndrra tė mos vijė e vdekur!
Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan
Dosjet, duhen hapur? Dosjet, duhen hapur?
Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi "ilegal" i 28 Nėntorit nė Kosovė!
Dimensioni i lirisė Dimensioni i lirisė
E drejta nė informim E drejta nė informim
Errėsirė mbi shtetin e Kosovės Errėsirė mbi shtetin e Kosovės
Google Yahoo MSN