E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Qeverisja e mirė si zhvillim
Qeverisja e mirė si zhvillim
Qeverisja e mirė si zhvillim
Dikur ekonomistėt kėshillonin qeveritė tė rregullonin politikat e tyre. Tani i kėshillojnė tė rregullojnė institucionet e tyre. Pėrparėsitė pėrfshijnė njė listė tė gjatė objektivash, mes tė cilave uljen e korrupsionit, konsolidimin e shtetit ligjor, rritjen e shkallės sė llogaridhėnies dhe efektivitetit tė institucioneve publike, si dhe sigurimin e aksesit dhe dėgjimit tė zėrit tė qytetarėve.

Dikur ekonomistët këshillonin qeveritë të rregullonin politikat e tyre. Tani i këshillojnë të rregullojnë institucionet e tyre. Përparësitë përfshijnë një listë të gjatë objektivash, mes të cilave uljen e korrupsionit, konsolidimin e shtetit ligjor, rritjen e shkallës së llogaridhënies dhe efektivitetit të institucioneve publike, si dhe sigurimin e aksesit dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve. Teorikisht, ndryshimi real dhe i qëndrueshëm është i mundshëm vetëm duke shndërruar “rregullat e lojës” - pikërisht marrëdhëniet e ndërsjella qeveri-sektor privat.

Qeverisja e mirë është, natyrisht, thelbësore, pasi i kthjellon më shumë njerëzit në tërësi dhe i bën më të sigurt investitorët në shpërblimin e përpjekjeve të tyre. Theksimi i qeverisjes, gjithashtu, do të ndihmonte në orientimin e reformës drejt objektivash qenësisht të dëshirueshëm. Rekomandimet tradicionale si, për shembull, tregtia e lirë, kurse kompetitive këmbimi valutor, si dhe politikë e arsyeshme fiskale, kanë kuptim vetëm nëse ato ndihmojnë në arritjen e objektivave të tjerë të dëshirueshëm, të tillë si rritje më e shpejtë ekonomike, nivel më i ulët varfërie dhe barazi më e madhe.

Në kontrast, është e dukshme rëndësia e padiskutueshme e shtetit ligjor, transparencës, të drejtës së fjalës, llogaridhënies ose qeverisjes efektive. Madje, mund të thuhet se qeverisja e mirë, është në vetvete zhvillim.

Fatkeqësisht, shumica e debateve rrethreformave të qeverisjes nuk bëjnë dallim mes qeverisjes si qëllim dhe qeverisjes si mjet. Si rezultat, ka paqartësi dhe strategji të papërshtatshme reformash.

Për ekonomistët dhe agjencitë e ndihmave do të ishte më e dobishme nëse do të kthenin sytë nga ajo, që mund të quhet “qeverisje e vogël” (anglisht “governance writ small” - fjalë për fjalë: “qeverisje me germë të vogël” - shënim i përkthyesit). Kjo kërkon largim nga agjenda e gjerë qeverisëse dhe fokusim në reformat e institucioneve specifike për të zbuluar e ndrequr kufizimet e ndërlikuara, që frenojnë rritjen ekonomike.

Vendet e varfra ballafaqohen me një mori vështirësish që pengojnë rritjen dhe reformat efektive duhet të orientohen në zgjidhjen e atyre më serioze. Në përgjithësi, qeverisja mediokre, si e tillë, mund të ndikojë për keq për rritjen ekonomike në Zimbabve dhe në një sërë vendesh të tjera, por jo në Kinë, Vietnam ose Kamboxhia - vende që rriten me tempe të shpejta dhe pse me qeverisje të dobët - dhe tashmë me siguri jo në Etiopi, Afrikë të Jugut, Salvador, Meksikë ose Brazil.

Si rregull, një reformë madhore në qeverisje nuk është as e domosdoshme, as e mjaftueshme për të sjellë rritje ekonomike. Nuk është e domosdoshme, sepse në praktikë është efektiv mënjanimi në vijim i pengesave, qofshin ato stimujt e dhënë në bujqësi, mungesa e infrastrukturës, ose kostoja e lartë e kredive. Është e pamjaftueshme, përderisa frytet e reformës në qeverisje, kur nuk shoqërohen me rritjen ekonomike, krijojnë vështirësi. Sado që janë të dëshirueshëm shteti ligjor dhe reformat analoge në një perspektivë afatgjatë dhe për zhvillimin në tërësi, rrallë meritojnë përparësi si pjesë e strategjisë së rritjes ekonomike.

Qeverisja e vogël, gjithsesi, fokusohet në këta mekanizma institucionalë, të cilët më mirë se të tjerët mund të mënjanojnë kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike. Për shembull, ta zëmë se jostabiliteti makroekonomik është identifikuar si pengesë në aksh ekonomi konkrete. Në epokën e mëparshme, një këshilltar për ekonominë do të rekomandonte politika specifike fiskale dhe monetare - ulje të shpenzimeve buxhetore ose tavan për kredi - me synim, rivendosjen e ekuilibrave makroekonomikë.

Sot, ai këshilltar do t’u shtonte këtyre rekomandimeve të tjera, të cilat kanë natyrë më institucionale dhe që në thelb lidhen me qeverisjen. Në këtë mënyrë, ai ose ajo do të mund të mbronin pavarësinë e bankës qendrore për të reduktuar ndërhyrjen politike ose për të ndryshuar kuadrin e menaxhimit të politikës fiskale - si për shembull, vendosja e rregullave fiskale ose ndalimi i miratimit të pjesshëm të propozimeve buxhetore në Parlament.

Politika makroekonomike është një fushë ku ekonomistët kanë studiuar mirë kushtet paraprake institucionale. Po kjo është e vërtetë dhe në disa fusha të tjera, si politika arsimore dhe rregullimi i telekomunikacioneve.

Por në fusha të tjera si tregtia, punësimi ose politika industriale, që mbizotërojnë mendimin, është ose naive ose mungon fare. Kjo është diçka e trishtueshme, përderisa të kuptuarit e çështjeve thelbësore, obsesioni profesional me stimujt dhe vëmendja ndaj pasojave të paparashikuara u jep ekonomistëve epërsi të natyrshme në konceptimin e mekanizmave institucionalë për arritjen e objektivave të vënë, njëkohësisht duke minimizuar shfytyrimet në mënyrën e sjelljes.

Përpunimi i mekanizmave përkatës kërkon gjithashtu njohje si të kushteve vendore, ashtu dhe trajtim krijues. ǒështë i frytshëm diku, është i pafrytshëm diku tjetër.

Teksa liberalizimi i importeve është i frytshëm për integrimin në ekonominë botërore, kur konkurrenca e produkteve të importit është e dobët dhe rritja e lartë e kursit valutor është pak e besueshme, subvencionet e eksporteve ose zonat ekonomike speciale do të jenë edhe më të frytshme në rrethana të tjera. Në mënyrë të ngjashme, pavarësia e bankës qendrore mund të jetë ide e mirë, kur jostabiliteti monetar është pengesë frenuese, por do të ketë efekt të kundërt, kur sfidë reale është aftësia e ulët konkurruese.

Për fat të keq, tipi i reformës institucionale, i nxitur në veçanti nga Banka Botërore, FMN-ja dhe Organizata Botërore e Tregtisë, anon nga një model i praktikës më të mirë, që nënkupton mundësinë e përcaktimit të një sërë mekanizmash universalë institucionalë dhe që sheh konvergjencën përballë tyre, vetvetiu, të dëshirueshme. Por modelet e institucioneve të praktikës më të mirë, sipas definicionit, nuk janë kontekstuale dhe nuk llogarisin veçoritë lokale. Dhe meqenëse ato shkurtojnë dhe nuk zgjerojnë menynë e zgjedhjeve institucionale që janë të arritshme, i shërbejnë keq kauzës së qeverisjes së mirë.

Qeverisja e mirë, është pozitive në vetvete. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme për rritjen ekonomike kur orientohet në mënjanimin e pengesave kufizuese. Fokusimi më i madh në çështje të gjera si shteti ligjor ose llogaridhënia, mund t’i bëjë politikëbërësit të luftojnë me mullinj me erë, duke shpërfillur me këtë rast, sfidat e ve çanta të qeverisjes, që janë të lidhura më ngushtë me rritjen ekonomike.

Titulli në origjinal "Getting Governance Right"

Deni (Dani) Rodrik është profesor i Ekonomisë Politike në Shkollën e Administrimit Publik "Xhon F.Kenedi" (John F. Kennedy School of Government) të Universitetit të Harvardit. Autor i librit më të fundit me titullin "Një ekonomiks, shumë receta: globalizimi, institucionet dhe rritja ekonomike" (One Economics, Many Recipes: Globalization, Institutions, and Economic Groëth).

Përktheu: Vladimir Mustaqi


Publikuar: 05.06.2008 00:56:59
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe: Ekonomistet, keshillonin, qeverite, politikat, institucionet,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Kosovė, pėrpara Kosovė, pėrpara
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike
Kriza e drithėrave dhe Energjia Kriza e drithėrave dhe Energjia
Minatorė & politikanė Minatorė & politikanė
Divorci, Divorci, "revolucioni" i fundit indian
Bllof me kuotimin e grave Bllof me kuotimin e grave
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti
Google Yahoo MSN