E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Teatėr arbėresh
Teatėr arbėresh
Teatėr arbėresh
Ndjen se gjuha e tė parėve po humbet. Po pėrpihet nga dialektet dhe nga gjuha vendase. Ndaj u drejtohet tė rinjve. Iu drejtohet me gjuhėn e tyre, nė formėn e lojės. Dhe nuk ka mė mirė se historitė e shkurtėra e aq mė tepėr teatri. Pas njė jete tė gjatė nė mėsimdhėnie, por edhe nė fushėn e botimeve gjuhėsore e folklorike, profesori arbėresh Vincenzo Bruno, ofron njė pėrmbledhje tregimesh, tė pėrshtatshme pėr t’i ngjitur nė skenat teatrore.

Titullohet “Arbreshando”, shkruar mes viteve 1980 dhe 2005. “Të vësh në skenë histori të vogla, të përdorësh gjuhën arbëreshe, një leksik shpesh të harruar, mund të jetë një mundësi e këndshme dhe alternative brenda një konteksti edukativ, shkollor, ashtu siç mund të jetë “karburanti” për një objektiv mbrojtës dhe shpëtues të një realiteti dhe një kulture në minorancë”, - thotë prof. Bruno për portalin që bashkon gjithë arbëreshët, “Jemi”. “Arbreshando” u publikua në kuadrin e projektit “Katundi ynë”, i financuar nga Komuna e Civitas, mbështetur në ligjin për mbrojtjen e minorancave gjuhësore dhe historike. Në libër përfshihen tekste origjinale, të ideuara dhe të shkruara nga Bruno, në gjuhën arbëreshe, të vëna në skenën e teatrit gjatë kohës së mësimdhënies në kolegjet italiane. “Arbreshando” mund të duket si një titull i çuditshëm dhe pa kuptim. Në të vërtetë është një term hibrid mes arbërishtes dhe shqipes. Me këtë fjalë tentoj të kujtoj një gjuhë që dikur, për breza të tërë, ishte autonome dhe dinjitoze në Itali, që kishte arsye për të qenë, që mbartte forcë dhe vitalitet. Sot konstatojmë që ajo me shpejtësi po i përulet dialekteve kalabreze, apo jugorë e mbi të gjitha italishtes. Kush e di ndoshta “Arbreshando” mund të vonojë zhdukjen e instrumentit tonë antik të komunikimit dhe bartjes së vlerave”, - thotë Bruno. Gjuha e përdorur në tekste është arbërishtja e Civitas, në një formë të thjeshtë, e përdorshme edhe nga komunitetet e tjera italo-shqiptare. Vëllimi mund të gjejë përdorim në shkolla, por edhe për lexim personal. Tregimet janë shkruar për adoleshentët, por nuk do të ishte absurde të lexoheshin edhe nga të rriturit dhe jashtë ambienteve shkollore. Përveç historisë së fundit, e cila është e përkthyer e gjitha në italisht, të tjerat paraprihen nga një përmbledhje në gjuhën italiane. Sipas autorit, historitë dhe shprehjet tipike shpesh janë propozuar në mënyrë të pavullnetshme nga njerëzit e thjeshtë që thuajse gjithnjë është një minierë frymëzimi. Fillimisht ato lexoheshin dhe i nënshtroheshin reflektimit të të rinjve e më pas në mënyrë automatike dhe pa sforcime, disa prej tyre gjenin veten tek personazhet, visheshin me petkat e tyre dhe u jepnin jetë. Duke u futur në një botë, së cilës të paktën në të pandërgjegjshmen e njerëzve nuk i janë tharë rrënjët.

Vincenzo Bruno ka lindur në mars të vitit 1947 nga prindër arbëreshë. I diplomuar në Napoli për letërsi antike, ka dhënë mësim fillimisht në shkollën e mesme, në lice me drejtim klasik dhe shkencor. Tepër i interesuar për botën arbëreshe, ka shkruar artikuj mbi realitetin kulturor të minoriteteit gjuhësor historik të arbëreshëve të italisë. Ka eksperimentuar në këtë fushë një didaktikë të gjuhës minoritare të italo-shqiptarëve. Është koordinator i revistës “Katundi ynë”, themeluar në vitin 1970. ka drejtuar Muzeun Etnik Arbëresh në Civita. Është autor i shumë tregimeve dhe komedive si “Antologji e shkurtër”, “Civita – Çifti”, “Murales in Arberia”, “Depliant Museo Etnico Arbëresh”, “La Chiesa di Santa Maria Assunta in Civita”, “Catalogo del Museo Etnico Arbëresh”, “Alfabetizzazione arbëreshe : sezione del Folklore”, “Për një Teatër Arbëresh”, komeditë “Kushqia”, “Një amerikan ndë katund” dhe “Testamenti të njëj plaku i vetim”.



Publikuar: 05.06.2008 01:56:41
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe: Teatėr, arbėresh,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Njė javė xhaz nga Markelian Kapedani Njė javė xhaz nga Markelian Kapedani
Divi dhe gjahtari Divi dhe gjahtari
Teza mbi ilirishten? Hamp na gėzon Teza mbi ilirishten? Hamp na gėzon
Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill
Arabati Baba Teqja Arabati Baba Teqja
Veshja nė kohėn e “Lidhjes” Veshja nė kohėn e “Lidhjes”
Arma nė laborator Arma nė laborator
Sezon gjysmak Sezon gjysmak
Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
U nda nga jeta poeti i mirėnjohur shqiptar Enver Gjerqeku U nda nga jeta poeti i mirėnjohur shqiptar Enver Gjerqeku
Google Yahoo MSN