E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Teknologji > Ipko ofron dy pako te shėrbimit "Post Paid Individual"
Ipko ofron dy pako te shėrbimit "Post Paid Individual"
Ipko ofron dy pako te shėrbimit
Telefonia mobile IPKO, nga e mėrkura, ka filluar tė ofrojė pėr qytetaret e Kosovės shėrbimin e ri “Post-Paid Individual”, i cili pėrmes dy produkteve sjellė pėrplot risi si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė ēmime nė tregun kosovar tė komunikimit mobil.

Të dy produktet e “Post Paid Individual”, përveç pakos dhe çmimeve, ofron për përdoruesit e tyre kontroll të plotë mbi shpenzimet si dhe fleksibilitet, duke e bërë komunikimin shumë më të lehtë.

Shërbimi “Post Paid Individual”, ofrohet përmes dy pakove: “Post Paid 400” si dhe “Post Paid 1000”.

Pakoja “Post Paid 1000” përmban 1 mijë minuta thirrje brenda rrjetit të IPKO mobil dhe fiks, 200 SMS në IPKO dhe Vala si dhe 60 minuta thirrje ne Vala, dhe kushton 24.95 euro.

Pakoja tjetër “Post Paid 400”, ofron 400 minuta bisedë në rrjetin mobil dhe fiks të IPKO, 100 SMS ne IPKO dhe Vala dhe kushton 14.95 euro.

Duke zgjedhur ndonjërën nga këto dy pako, konsumatorët kanë mundësi qe të kenë kontroll të plotë të shpenzimeve duke deklaruar vet kufirin e shpenzimit, përmes depozitës apo Kartelës së Kreditit Bankar.

Te dy pakot ofrojnë fleksibilitet të plotë të pagesës, duke e mundësuar që ajo të behet në te gjitha shitoret tona, përmes IPKOMat, me kartelë mbushëse apo edhe me transferim të kredisë.

“Ne si IPKO do të vazhdojmë te deshmohemi si udhëheqës ne treg për nga numri i produkteve dhe mundësitë teknologjike”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismaili, gjatë promovimit të këtyre produkteve.

Për një kohë më të shkurtër se 6 muaj të operimit në telefoninë mobile, IPKO ofron me shume se 25 produkte dhe shërbime për konsumatorët e saj individual si dhe për bizneset.

“Në kuartalin e parë të vitit 2008, IPKO arriti të posedon 20 për qind të tregut të telefonisë mobile, duke shënuar kështu një hyrje jashtëzakonisht të shpejt në treg, madje edhe kur kjo krahasohet me operatorë evropian. IPKO momentalisht mbulon me rrjet rreth 75 për qind te popullatës së Kosovës, ndërsa deri ne fund te viti mbulimi do te jete mbi 95 për qind. Ne aspektin e mbulimit me rrjet, IPKO është duke plotësuar shumë para kohe obligimet që ka marrë me licencë”, thuhet në një njoftim për media nga ky operator i telefonisë mobile.



Publikuar: 05.06.2008 02:04:02
Lexuar: 127 herė
Fjalėt kyēe: Ipko, ofron, pako, shėrbimit, Post, Paid, Individual,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Peugeot 308: Ekonomik pėr librin Guinnes Peugeot 308: Ekonomik pėr librin Guinnes
Google me video- reklama edhe nė lojėra Google me video- reklama edhe nė lojėra
Me ēelės tė BMW-sė nė shoping Me ēelės tė BMW-sė nė shoping
Edhe DELL me laptop ultra tė vogėl Edhe DELL me laptop ultra tė vogėl
Boeing pas disa vitesh Boeing pas disa vitesh
"Vidhen" fotografitė e BMW 7!
VW-ja e gjeneratės sė gjashtė me motorė prej 1.2 dhe 1.0 litėr VW-ja e gjeneratės sė gjashtė me motorė prej 1.2 dhe 1.0 litėr
Celular me diamante Celular me diamante
Dy gigabajt nė unazėn me formė tė kafkės Dy gigabajt nė unazėn me formė tė kafkės
Fotoaparat me 50 megapikselė Fotoaparat me 50 megapikselė
Google Yahoo MSN