Rikthehet nė ekranin e madh tė kinemasė, filmi "Trishtimi i zonjės Shnajder". Prodhim i vitit 2007, me regji tė Pirro dhe Eno Milkanit, i cili u rikthye dje nė ekranin e kinemasė"Imperial" nė Tiranė. Trishtimi i zonjės Shnajder ėshtė bashkėprodhimi i parė shqiptaro-ēek, realizuar nga Milkanėt, bashkėproducente me tė cilėt ėshtė edhe ēekja Jana Tomsova.
Pak kohë më parë, ky film u shfaq në një tjetër kinema, në atë Millenium, ku mësohet të jetë ndjekur nga një publik i gjerë. Sipas zyrës së shtypit të kësaj kinemaje, mbi 5 mijë syresh, vetëm në Tiranë, pa llogaritur kinematë e të njëjtit rrjet në rrethe. Është rast i rrallë, që një film shqiptar të rikthehet në sallën e kinemasë. Në përgjithësi filmat shqiptarë, rezultojnë si ndër më pak të ndjekurit në bilancet e kinemave. Qëllon të ndiqen në masën 50% më pak se një film mesatar i huaj. Duket se shqiptarët, të cilët e quajnë kinemanë një argëtim, nuk preferojnë të ndjekin subjekte shqiptare, që flasin përgjithësisht për emigracionin, tranzicionin, etj. Megjithatë historia shqiptaro-çeke, duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Skenari i filmit është shkruar nga Radek Shofr dhe Pirro Milkani, drejtorë fotografie janë Miro Gabor dhe Afrim Spahiu. Në rolet kryesore interpretojnë aktorja çeke Anna Geslerova dhe Kreshnik Xhelilaj, student i dramës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në role të tjera interpretojnë aktorë çekë, sllovakë, shqiptarë dhe italianë si Ondrej Moravec, Kamil Kollarik, Bara Shqepanova, Tomash Topfer, Michele Placido, Paolo Buglioni, Arta Dobroshi. Tek Trishtimi i zonjës Shnajder (2007) i Pirro Milkanit trajtohet tema e dashurisë mes djemve shqiptarë me vajza të huaja, që shkaktoi jo pak drama pas izolimit të Shqipërisë socialiste nga e gjithë bota. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1961, kur një grup studentesh të FAMU-së, çeku Karel (Ondrej Moravec), sllovaku Artur (Kamil Kollarik) dhe shqiptari Lekë (Kreshnik Xhelilaj) xhirojnë në Çeki Shternberk një film diplome për fabrikën e prodhimit të motorave ESO. Në film jepet përballja e jetës së të rinjve, tërheqja e tyre për fshatin çek, jeta që ata bëjnë me disa personazhe si konti, shefi i policisë lokale, përgjegjësja e hotelit, drejtori i fabrikës. Por nga ana tjetër, filmi tregon edhe dramën personale të Lekës, një student nganjë vend i izoluar i Europës, i cili ndodhet në dilemë mes përkatësisë së tij dhe stilit të jetës çeke, e karakterizuar nga shkujdesja erotike dhe jeta e lirë. Pasioni i dashurisë së djalit të ri me një grua të pjekur, e shoqja e shefit të policisë, është një linjë më vete që jepet në këtë film.