Epremtja nė Top Channel, pritet tė rikthejė sėrish emocionet dhe debatet e spektaklit qė u finalizua tė dielėn. Post-Big Brother, spektakli i premtuar nga Arbana Osmani nė fundjavė mund tė kthehet nė njė "fushėbetejė" mes banorėve tė shtėpisė mė tė famshme nė Shqipėri.
Shfaqja e disa imazheve të papublikuara më parë dhe opinionet që kanë thënë banorët për njëri-tjetrin ka gjasa që të jenë edhe tema më e nxehtë e takimit të fundit televiziv të 18 protagonistëve të edicionit të parë të "Big Brother". Por si gjithmonë, pas lajmeve të këqija vjen edhe një lajm i mirë, për faktin se organizatorët e spektaklit kanë vendosur që të japin edhe disa çmime për konkurrentët, që nuk ka pikë dyshimi që do të ngjallin interesin e publikut dhe do të rindezin garën mes banorëve.
Burime të afërta pranë stafit realizues kanë pohuar për suplementin "Gossip", se do të jepen plot pesë çmime të tjera, përveç atij prej 50 mijë eurosh, që tashmë ndodhet në duart e Arbrit. Një çmim, që është edhe më i madhi, do të jetë rreth 10 mijë euro, por jo lekë, por i konvertuar në një makinë Citroen, ndër çmimet e tjera do të jenë dy vende pune në Top Media si dhe dy specializime për dy nga banorë jashtë vendit, por dhe të tjera surpriza pritet që të jenë pjesë e aventurës së papërfunduar të atyre që kanë menduar se loja tashmë ka mbaruar, pritet të ngjallin kuriozitetin e teleshikuesve të premten.
Megjithatë, një nga pjesët më interesante të spektaklit do të jetë edhe shfaqja e momenteve kur banorët kanë folur për njëri-tjetrin, opinione për veprime që ata i kanë kryer në shtëpi, të cilat do të ballafaqohen dhe komentohen nga secili prej tyre, qoftë edhe për ata që deri tani mund ti kenë quajtur si miqtë e tyre më të ngushtë. Formati i post-Big Brother ose Grande Fratello, ka pasur një audiencë rekord vetëm dy muaj më parë në Canale 5 në Itali, duke u bërë shkak për debate mes banorëve, fenomen ky i pritshëm mes protagonistëve shqiptarë.
Sonte festa e cmimit
Por duket se që nga dita që kanë dalë nga shtëpia e Big Brother, jeta e natës për banorët ka qenë shumë intensive. E tillë pritet të jetë edhe kjo fundjavë në një prej lokaleve të kryeqytetit, ky Shkëlqimi pritet që të organizojë një festë të madhe, për të mbledhur të gjithë konkurrentët, jo vetëm për tu argëtuar, por edhe për të kujtuar momentet më pikante që kanë përjetuar nën të njëjtën shtëpi për plot 3 muaj 18 protagonistët e Big Brother. Pritet që në festë të jenë të pranishëm miqtë e tij më të afërt, mes të cilave nuk ka pikë dyshimi që Poli, Ina, Visi dhe Julinda, do të jenë në qendër të vëmendjes, kjo më shumë për faktin,pasi këta të fundit, janë parë më shpesh së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas daljes nga gara, Shkëlqimi nuk ka munguar me praninë e tij në ekran, madje është shfaqur në disa emisione televizive, për të dhënë opionin e tij, mbi fenomene të ndryshme të shoqërisë, ndërkohë vihet re se ai është shumë i kujdesshëm për sa i takon look-ut të tij, të cilin e kuron me mjaft kujdes.