Videolojėrat nuk duhen konsideruar mė si mundėsi pėr tė kaluar kohėn, por si njė mjet i domosdoshėm pėr tė zhvilluar trurin. Studiuesit po punojnė qė videolojėrat tė futen si lėndė mėsimi nėpėr shkollat e menaxhimit me qėllim rritjen e kreativitetit pėr manaxherėt e ardhshėm.
Tani fëmijët duhet ti këshillojmë të bëjnë një videogame para se të fillojnë mësimet. Kjo do të rrisë kreativitetin e tyre, që i ndihmon ata të bëjnë detyrat e shkollës shumë më thjeshtë se sa ajo që mendohet.
Deri më sot thuhej se lojërat nxisnin agresivitetin por në fakt loja ka edhe anë të mira, stimulon kreativitetin dhe rrit mundësinë për të zgjidhur problemet.
Këtë e tregon një studim i bërë nga Shyam Sundar, drejtor në Universitetin Penn State University në SHBA. Eksperti shpjegon se videolojërat rrisin adrenalinën në trup dhe japin energjinë e nevojshme që çon në shpërthimin e kreativitetit që secili prej nesh ka përbrenda. Studimi i bërë me 100 të rinj, është prezantuar në konferencën vjetore në Montreal.
Videogamet nuk mund të quhen më vetëm argëtim për fëmijët pasi ato shërbejnë për të gjitha moshat si terapi për trurin. Videogamet nxisin intelektin dhe kreativitetin më shumë se sa filmat dhe televizioni pasi në 47% të rasteve loja të bën të mendosh.
Të paktën 68 milionë persona në Europë e kanë provuar të paktën një herë të bëjnë një lojë. Nga këta tre në 10 vetë (më shumë se 18 milionë) kanë qenë të moshës 30 deri në 75 vjeç. Personat mbi 30 vjeç që kanë provuar të luajnë, janë pothuaj po aq sa adoleshentët dhe fëmijët (10-19 vjeç, 20 milionë lojtarë në Europë). Ka edhe një të re tjetër: pothuaj gjysma e lojtarëve (4 në 10 vetë) janë femra.
Sot ka videogame për shumë fusha: sport, lojëra që rrisin kreativitetin, të tjera kundër plakjes, etj. Ky është një biznes i ri që ndihmon shëndetin mendor dhe konsiderohet si antistres për të gjitha moshat. Shtëpitë e produksionit organizohen së bashku për të krijuar lojëra të reja të cilat janë terapi për trurin.
Në Universitetin Katolik të Romës, lojërat janë përdorur në mësim për formimin e studentëve të cilët aspirojnë të bëhen manaxherë. Sipas profesorëve loja ndihmon studentët në marrjen e vendimeve duke nxitur kreativitetin.
Studimi tregon se loja me videogame mund të nxisë energji pozitive e cila ndihmon çlirimin e stresit nga truri.
Rritja e adrenalinës te të rinjtë është matur me pajisje elektriciteti ose nëpërmjet pyetësorëve. Studiuesit kanë matur te studentët mundësinë e tyre të kreativitetit dhe zgjidhjes së problemeve, si para ashtu edhe mbrapa një loje. Vetë të rinjtë kanë deklaruar se pas lojës ndiheshin më të relaksuar dhe kreativiteti i tyre ka shkëlqyer pas lojës.
Për të bërë një lojë duhet vëmendje e përqendruar për të nxjerrë në pah kreativitetin që kemi brenda ka shpjeguar Sundar. Normalisht emocionet e lojës japin këtë vëmendje pozitive dhe çlirojnë mendjen nga problemet e ditës që mund të pengojnë kapacitetin për të zgjidhur problemet.
Videolojërat nuk janë më për të kaluar kohën konkludon Sundar- ne po mundohemi që ato ti përdorim për mësim në mënyrë që të çlirojmë emocionet dhe të zgjidhim me lehtë problemet që na jepen në mësim.