Chicago, Tokyo, Madridi dhe Rio de Janeiro, janė emėruar nga Komiteti Ndėrkombėtar Olimpik (KNO), si qytete kandidate pėr tė qenė nikoqirė tė Lojėrave Olimpike 2016.
Qyteti i Katarit, Doha, ai i Azerbajxhanit, Baku dhe kryeqyteti i Çekisë, Praga, kanë rënë nga gara për të qenë nikoqirë të kësaj gare.
Të gjitha ofertat ishin të standardeve të larta. Unë i uroj qytetet kandidate dhe shpresoj ata që ishin të pasuksesshëm këtë herë, të kenë përfituar nga ky proces, ka thënë Presidenti i KNO, Jacques Rogge.
Këta qytete kandidate tash duhet të krahasohen në detaje sa u takon projekteve Olimpike dhe të vizitohen nga Komisioni i Vëzhgimit i KNO. Zgjedhja e qytetit nikoqir do të zbulohet më 2 tetor të vitit 2009 në Kopenhagë.