Aida Dumani, njė fotomodele shqiptare e cila jeton nė Skoci, ėshtė ylli i ri i pasarelave britanike tė modės. Qė prej katėr vitesh, kur pėr herė tė parė nė Glasgow u ngjit nė pasarelė, 20-vjeēarja me origjinė nga Prishtina njeh vetėm sukses.E menaxhuar nga njė agjenci modelesh nė Glasgow, pėrveē interesit tė kompanive tė veshjeve, Aida ka ngjallur interes edhe nė qarqet e kinematografisė angleze, duke iu besuar njė rol nė njė film.
E planifikuar disa javë më parë, intervista jonë nuk është aspak e lehtë. Preokupimet e shumta, përfshi shkollën, në mënyrë të veçantë pjesëmarrja në evenimentin më të rëndësishëm të modës në Londër, "London Fashion Week", janë disa nga arsyet për ta shtyrë intervistën disa herë.
Gjëja e parë që të bën përshtypje te modelja Dumani është shqipja e pastër që ajo flet, pavarësisht se është larguar nga Kosova për në Skoci kur ishte vetëm 11 vjeçe.Megjithëse tashmë e njohur për mediat skoceze apo britanike, që kanë shkruar për yllin e ri shqiptar të modës, ajo është shumë pak e njohur si në vendlindje apo Shqipëri.Më shumë se sa për bukurinë, Aida flet se çfarë mund të bëjë me të. "Bukurinë time le ta vlerësojnë të tjerët", shprehet ajo në fillim të bisedës.Ajo, gjatë një rrëfimi të gjatë, tregon se dëshira për tu marrë me modë i ka lindur që kur ishte 12 vjeçe gjatë prezantimit të kulturës shqiptare në Glasgow. Ndërsa daljen e parë në një pasarelë do ta provonte kur ishte vetëm 16 vjeçe.Nuk ka qenë askush që mund të zbulonte talentin e saj për të reklamuar veshjet, por këmbëngulja e saj, të cilën Aida e ka ende të freskët."Së bashku me një shoqe shkova të bëj disa foto profesionale, të cilat ia dërgova një agjencie modelesh. Ata që në ditën e parë kur më intervistuan më ofruan një kontratë që të punoja ekskluzivisht për ta. U habita.

Aida Dumani
Ajo suksesin e deritanishëm e përshkruan jo vetëm në saj të këmbënguljes dhe dëshirës për tu bërë një supermodele kosovare, por edhe të prindërve.Sidomos të menaxheres së agjencisë, zonjës Kimberley.Nuk harron të falënderojë të gjithë shqiptarët në Glasgow, që e kanë mbështetur dhe inkurajuar.Pavarësisht se ajo është duke ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit si modele, pohon se është një vajzë e thjeshtë, që nuk dëshiron të shikohet nga shoqëria si një person VIP.Mezi pret që të marrë ftesën e parë për tu ngjitur në një pasarelë mode në Prishtinë apo Tiranë."Ka vite që e pres një ftesë të tillë, por që fatkeqësisht nuk ka ardhur ende tek unë. Shpresoj që ajo ditë të vijë shpejt, aq më tepër tani që Kosova është e pavarur.Më intrigon shumë fakti të di të shikoj, ta prek vetë se cili është ndryshimi mes sfilatave të këtushme me ato të atjeshmet", pohon ajo duke folur me shumë pasion për vendlindjen, të cilën gjatë këtyre 9 viteve në Skoci ka mundur ta vizitojë vetëm dy herë.
Më shumë se suksesin e saj personal si modele, Aida për të ardhmen ka një synim akoma më të madh. Të njihet në të gjithë botën si supermodelja që vjen nga shteti i Kosovës. Në mendjen e saj tashmë e ardhmja është projektuar.Aida tregon se duke parë që në botë nuk janë shumë vajza nga Kosova që merren me modë, ajo e ka dëshirë të madhe të punojë për gjigandët e modës, duke ngritur lart emrin e Kosovës dhe mos të njihet si deri më tani, si një modele me vend origjine ish-Jugosllavinë.Ajo ka të drejtë. Momenti i duhur ka ardhur që shteti më i ri në botë të ketë princeshën e tij në botën e modës. Aida Dumani me këtë sukses të deritanishëm ka provuar që është e denjë ta realizojë një mision të tillë.

Aida Dumani