E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Grimi Sipas Jennifer Lopez
Grimi Sipas Jennifer Lopez
Grimi Sipas Jennifer Lopez
Ēfarė do tė prisnit nga kėngėtarja dhe aktorja Jennifer Lopez pėrveē njė tualeti tė nxehtė, tepėr tė nxehtė?! Portorikania 29-vjeēare, nga Nju-Jorku, zbulon vetė sekretet e trukut tė saj latin. Kush tė dojė, le ta imitojė.

Sytë

Përdor një furçë të butë për të përhapur hijen ngjyrë kafe mbi qepalla. Vazhdo edhe jashtë syrit, që ai të duket më i madh. Me një furçë me cep, përhape të njëjtën ngjyrë poshtë qerpikëve të poshtëm. Jepi ndriçim syrit, duke lyer me ngjyrë qumështi pjesën poshtë vetullës, pastaj jepu hark qerpikëve dhe lyeji me dy shtresa rimel të zi në kaf. Në fund, përdor një krehër të posaçëm për të ndarë qerpikët.

Buzët

Me një laps me majë të mprehtë vijëzo buzët. Nëse do që ato të duken edhe më të plota, vizato mbi vijën natyrale. Duke përdorur një furçë, lyeji me buzëkuq me ngjyrë natyrale dhe, në fund, vër pak shkëlqyes në mesin e buzës së poshtme.

Faqet

Me një furçë përhap pudrën ngjyrë kapuçino në mollëzat e faqeve për t'i dhënë thellësi fytyrës. Duhet të dukeni sikur ju kanë kapur disa rreze dielli dhe jo sikur jeni djegur, kështu që përhapeni mirë pudrën me gishta apo furçë.

Vetullat

Nuk duhet t'i keni tepër të harkuara, më mirë është një ngritje e lehtë për të rrumbullakosur fytyrën. Pastaj, me një furçë me kënd, vendosni pudrën.

Fondotinta

Duhet të jetë e lëngshme, jo e thatë. Përhapeni mirë në të gjithë fytyrën e qafën, mbi kremin e ditës. Një ngjyrë e bukur gruri do të ishte e përsosur. Duhet të rrezatoni nxehtësi dhe pasion.


Publikuar: 05.06.2008 06:24:18
Lexuar: 324 herė
Fjalėt kyēe: Grimi, sipas, Jennifer, Lopez,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Tė jesh joshėse apo tė dukesh e tillė? Tė jesh joshėse apo tė dukesh e tillė?
Bushqeshje verore Bushqeshje verore
Ēizme tė bukura Ēizme tė bukura
Disa mėnyra pėr tė larguar stresin Disa mėnyra pėr tė larguar stresin
Kėshtu apo ashtu? Kėshtu apo ashtu?
Modele te ndryshme Flokesh! Modele te ndryshme Flokesh!
Tė vishesh me lėkurė Tė vishesh me lėkurė
School bags School bags
Makijazhi qė kalon provėn e nxehtėsisė Makijazhi qė kalon provėn e nxehtėsisė
Moda e kepuceve Moda e kepuceve
Google Yahoo MSN